Lidhje

Yahoo pushon nga puna drejtoren ekzekutive


Yahoo pushon nga puna drejtoren ekzekutive
Yahoo pushon nga puna drejtoren ekzekutive

Kompania e internetit Yahoo, pushoi nga puna drejtoren ekzekutive Carol Bartz. Në një mesazh për personelin e saj, zonja Bartz theksonte se njoftimin për pushimin ia kishte transmetuar përmes një bisede telefonike drejtori i bordit të kompanisë.

Çmimi i aksioneve të kompanisë Yahoo u ngrit me 6 përqind pas bërjes së njoftimi publik të martën në mbrëmje. Periudha që ajo qëndroi në krye të kompanisë u karakterizua nga marrëdhënie të acaruara me partnerin kinez, grupin Alibaba.

Investitorët po ashtu ishin të zhgënjyer nga paaftësia e saj për të rritur fitimet e kompanisë. Yahoo emëroi kryefinancierin Tim Morse për të zëvendësuar përkohësisht Carol Bartz-in.

XS
SM
MD
LG