Lidhje

Formulë e re për kolesterolën e lartë


Shkencëtarët kanë publikuar një formulë të re për njerëzit me kolesterol të lartë. Një udhëzues i ri për parandalimin e goditjeve në zemër dhe atyre në tru bën thirrje që të dyfishohet numri i amerikanëve që të shqyrtojnë mundësinë e marrjes së ilaçeve statine, që ulin kolesterolin.

Udhëzuesi i ri identifikon katër grupe njerëzish, të cilëve ilaçet me bazë statine kanë më tepër efekt, njerëzit mbi 40 vjeç me diabet të tipit 2, ata me nivel të lartë të kolesterolit të keq dhe njerëzit mbi 40 vjeç, të cilët rrezikohen më tepër të preken nga zëmundje të zemrës brenda 10 vjetëve.

Të paktën 33 milionë amerikanë, ose një e treta e popullsisë, këshillohen të marrin ilaçe statine, sipas formulës së re.

Udhëzuesi i ri thekson rëndësinë e një diete të shëndetshme dhe ushtrimesh fizike në shmangien e sëmundjes së zemrës dhe goditjes në tru.

Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë. Kolesteroli i lartë pakëson elasticitetin e arterieve, gjë që mund të shkaktojë infarkt, ose hemoragji cerebrale.

XS
SM
MD
LG