Lidhje

Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..
Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..

Live Blog: SHBA, Obama fiton zgjedhjet

Të rejat e fundit nga zgjedhjet 2012

02:18 7.11.2012
Përveç votave për të zgjedhur Presidentin amerikan dhe anëtarë të Kongresit, amerikanët hedhin sot votat edhe për 170 nisma të ndryshme, që mbulojnë propozime që nga e drejta e abortit e deri tek e drejta për vetëvrasje me asistencë. Shumë nga këto çështje janë po aq të rëndësishme për votuesit sa edhe zgjedhjet presidenciale.

Votimet në Meriland
Votimet në Meriland

Nismat hidhen në votë kur plotësohet një numër i caktuar votuesish që, përmes një peticioni, kërkon zhvillimin e një referendumi.

Votuesit në tre shtete – Oregon, Kolorado dhe Uashington po votojnë në një referendum për legalizimin e marijuanës. Në Meriland, votuesit marrin pjesë në tre referendume: legalizimi i martesave mes homoseksualëve, e drejta e imigrantëve të paligjshëm për të paguar studimet e larta me çmimin e reduktuar si shtetasit e tjerë të Merilandit, si dhe propozimi për të hapur një kasino në këtë shtet. Në Kaliforni votuesit do të vendosin për të eliminuar apo jo dënimin me vdekje, ndërsa në Florida votuesit do të vendosin nëse të lejohen apo jo fondet publike për aborte.
02:43 7.11.2012
Rezultatet më të fundit i japin një avantazh të vogël kandidatit republikan Mitt Romney në garën për Shtëpinë e Bardhë. Zoti Romney ka deri tani 67 vota elektorale, ndërsa Presidenti Obama ka siguruar 64. Kandidati republikan ka fituar deri tani në Kentaki, Virxhinian Perëndimore, Indiana, Karolinën e Jugut, Oklahoma, Xhorxhia dhe Tenesi.

Presidenti Obama ka fituar në Vermont, shtetin e tij Ilinois, Konektikat, në kryeqytetin e vendit Uashington, Delauer, Rod Ajlënd, dhe Meriland. Ende i pakonfirmuar rezultati në Mejn, megjithëse për momentin duket se anon nga Presidenti Obama. Për të siguruar fitoren nevojiten 270 vota elektorale.
03:16 7.11.2012
Kandidati republikan Mitt Romney e ka zgjeruar epërsinë e tij të momentit, me dy fitore në shtetet Alabama dhe Arkansa. Këto dy shtete i japin zotit Romney 15 vota elektorale të tjera, duke e çuar totalin e momentit në 82 vota elektorale për kandidatin republikan dhe 64 për Presidentin Obama. Për të siguruar Shtëpinë e Bardhë duhet një minimum prej 270 votash elektorale.
03:26 7.11.2012
Një fitore e rëndësishme për Presidentin Obama në një shtet të lëkundur në këto zgjedhje – Miçiganin. Kandidati demokrat siguroi 16 vota elektorale me fitoren në Miçigan, duke arritur një total prej 80 votash elektorale, ndërkohë që rivali i tij republikan ka aktualisht 84 vota elektorale.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG