Lidhje

Shkup: Zjarri përfshin Drejtorinë e Postave


Ndërtesa e Drejtorisë së Postave të Maqedonisë, në Shkup është përfshirë nga zjarri në orët e vona të pasdites së sotme, duke pësuar dëme të konsiderueshme. Zjarri ka shpërthyer në hapësirën ku ndodhen serverat, ndërkohë që me kohë janë evakuuar të punësuarit; nuk ka pasoja në njerëz.

As autoritetet e postave, as organet policore ende nuk e dinë shkakun e shpërthimit të zjarrit. Njëzet zjarrfikese janë dërguar në vendgjarje, duke shmangur në këtë mënyrë përfshirjen edhe të ndërtesave të tjera të banimit që janë fare prane me ndërtesën e Postave të Maqedonisë.

Organet hetuese thonë se shumë shpejt do të zbulojnë dhe njoftojnë hollësitë lidhur me këtë zjarr.
XS
SM
MD
LG