Lidhje

Zyrtarët amerikanë të zbulimit analizojnë kërcënimin që paraqet Irani


Zyrtarët amerikanë të zbulimit analizojnë kërcënimin që paraqet Irani
Zyrtarët amerikanë të zbulimit analizojnë kërcënimin që paraqet Irani

Zyrtarët e lartë amerikanë të zbulimit thanë se Irani është i gatshëm të kryejë sulme në Shtetet e Bashkuara apo kundër interesave amerikane jashtë vendit, por duket se ende nuk ka vendosur të ndërtojë armë bërthamore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, drejtuesit e shërbimve amerikane të zbulimit dhanë vlerësimet e tyre për kërcënimet ndaj sigurisë globale në një seancë dëgjimore në kongres.

Në dëshminë që dha para Komisionit të Senatit për Zbulimin, drejtori i Zbulimit Kombëtar, James Clapper, tha se parandalimi i një komploti për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington vitin e kaluar tregon se disa zyrtarë iranianë, “tani janë më të gatshëm për të kryer sulme në Shtetet e Bashkuara në përgjigje të veprimeve të vërteta apo të perceptuara që kërcënojnë regjimin”. Ai tha në mesin e këtyre zyrtarëve mund të jetë edhe udhëheqësi suprem i vendit.
Irani ka mohuar pjesëmarrjen në komplote vrasjesh dhe këmbënguli se nuk ka ndërmend të ndërtojë armë bërthamore. Zoti Clapper u tha senatorëve se të paktën deri tani Irani nuk është duke ndërtuar armë bërthamore.

“Sigurisht që ata janë duke punuar në këtë drejtim, por ne nuk besojmë se ata kanë marrë vendimin për të prodhuar armë bërthamore”.

Zoti Clapper tha se niveli i pasurimit të uraniumit do të jetë sinjal i rëndësishëm që do të tregojë synimet e Iranit.
Duke folur para Komisionit të Zbulimit, Drejtori i CIA-s David Petraeus u pajtua me analizën e zotit Clapper, por tha se aktivitetet aktuale të Iranit për pasurimin e uranimit tashmë i tejkalojnë nivelet e nevojshme për ndërtimin e një programi paqësor bërthamor.

“Faktikisht, sasia prej 20 për qind e uraniumit të pasuruar i tejkalon nevojat, për shembull, për reaktorin e Teheranit për një kohë të caktuar”.

Petraeus dhe Clapper pranuan se kohët e fundit ka patur konsultime mes agjencive amerikane të zbulimit dhe agjencive izraelite të zbulimit në lidhje me Iranin, por nuk dhanë më shumë hollësi.

Shtetet e Bashkuara kohët e fundit kanë ashpërsuar sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Drejtori i zbulimit kombëtar shprehu shpresën se ky lloj presioni do të frenojë ambiciet e Teheranit për të ndërtuar armë bërthamore. Senatori demokrat nga Oregoni Ron Wyden tha se vetëm ashpërsimi i sanksioneve mund të ketë mundësi për ta frenuar Iranin.

“Unë besoj se udhëheqësit e Iranit nuk do të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të prodhuar armë bërthamore, në qoftë se ata besojnë se nuk u rrëzikohet pushteti”.

Lidhur me çështjet e tjera të sigurisë kombëtare, zoti Clapper përshëndeti sukseset e fundit amerikane kundër al-Kaidës, përfshirë vrasjen e udhëheqësit të saj dhe degradimin e aftësisë së saj për të organizuar sulme të mëdha terroriste. Anëtari republikan i Komisionit të zbulimit, senatori i Xhorxhias Saxby Chambliss, shprehu mirënjohje që është eliminuar kërcënimi që vinte nga Osama Bin Laden.

XS
SM
MD
LG