Lidhje

Shenja të një armëpushimi në Gaza


Izraelitët dhe palestinezët kanë bërë sot deklarata kundërthënëse lidhur me një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund ndalimit të luftimeve. Zyrtarë të grupit Hamas në Gazë thanë sot se armëpushimi u arrit me ndërmjetësinë e Egjiptit dhe njoftimi do të bëhet në Kajro.

Por zëdhënësi i qeverisë izraelite i tha rrjetit CNN se Izraeli ka mohuar të jetë arritur ndonjë armëpushim dhe se negociatat vazhdojnë. Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton u nis sot për në Jeruzlaem, Ramallah dhe Kajro, për t’u takuar me udhëheqës rajonalë.

Zonja Clinton, e cila e shoqëroi presidentin Obama gjatë turneut të tij aziatik, takohet sot në Jeruzalem me kryeministrin Benjamin Netanjahu. Ajo do të takohet edhe me udhëheqësit palestineze dhe ata egjiptianë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i akuzoi militantët e Hamasit për shfrytëzimin e civilëve si instrumente lufte, duke vendosur armë shpërthyese nëpër shkolla dhe xhami në Rripin e Gazës me popullsi të dendur.

Por ai shtoi se Izareli do të arrihet një marrëveshje përmes negociatave. Sot më parë, presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi tha se “agresioni izraelit ndaj Gazës” do të mbarojë nga fudni i ditës dhe se përpjekjet me ndërmjetësimin e Egjiptit për arrtijen e një marrëveshjeje do të sillnin rezultate pozitive. Presidenti Obama e telefoni përsëri zotin Morsi për të diskutuar për çështjen e Gazës.
XS
SM
MD
LG