Lidhje

Putin për projektligjin mbi birësimin e fëmijëve rusë


Gjatë një konference shtypi, Presidenti rus pranoi se projektligji i miratuar nga Duma, ishte një përgjigje “emocionale” ndaj një ligji amerikan

Presidenti rus Vladimir Putin po i del në mbrojtje një ligji të propozuar që i ndalon amerikanët të birësojnë fëmijë rus.

Gjatë një konference shtypi sot në Moskë, zoti Putin pranoi se projektligji i miratuar së fundmi në Dhomën e Ulët të parlamentit rus, ishte një përgjigje “emocionale” ndaj një ligji të ri amerikan që vendos sanksione mbi zyrtarët rust ë dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Por ai shtoi se veprimi i Dumës, ishte “i përshtatshëm”dhe tha se do të shqyrtonte nënshkrimin e tij në ligj kur të shihte formulimin përfundimtar.

Disa zyrtarë të lartë rus kundërshtuan propozimin dhe disa analistë presin që zoti Putin t’i bëjë ndryshime para se ta nënshkruaj atë në ligj.

Projektligji merr emrin e Dima Yakovlev, një djalë rus i cili vdiq në vitin pasi familja amerikane që e birësoi e la atë të mbyllur në makinë për disa orë në një ditë të nxehtë.

Zoti Putin u ankuan se shumë gjykata amerikane kanë dështuar të penalizojnë prindërit e fëmijëve të adoptuar rus që kanë vdekur , ndërsa kanë qënë nën kujdesin e tyre.

XS
SM
MD
LG