Lidhje

Intervistë e përbashkët Obama-Clinton


Kjo është hera e parë që Presidenti Barack Obama jep intervistë bashkë me një njeri tjetër, përveç bashkëshortes së tij, Michelle Obama

Presidenti Obama ka dhënë një intervistë të përbashkët me ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, disa fragmente të së cilës janë publikuar.

Kjo është hera e parë që Presidenti Barack Obama jep intervistë bashkë me një njeri tjetër, përveçse me bashkëshorten e tij Michelle Obama.

Gjatë intervistës presidenti Obama ka falenderuar zonjën Clinton për ndihmesën e saj. “Do të doja të të falenderoja publikisht, pasi mendoj se Hillari po largohet si një prej sekretareve të shtetit më të mira që kemi patur” thotë presidenti.”Do të doja që vendi të vletësonte rolin e jashtëzakonshëm që ti ke luajtur gjatë administratës sime,” i drejtohet presidenti Obama zonjës Clinton.

Ndërsa sekretarja Clinton ka thënë gjatë intervistës se pak vite më parë bashkëpunimi i tyre mund të dukej i pamundur, pas fushatës së gjatë që zhvilluan përballë njëri- tjetrit. Në lidhje me pranimin e kandidaturës së presidentit Obama për postin e sekretares së shtetit ajo thotë në intervistë: Presidenti Obama më kërkoi të jem sekretare shteti dhe unë thashë po. Pse ai e bëri një kërkesë të tillë dhe përse unë thashë po...? Sepse ne të dy e duam vendin tonë”- thotë zonja Clinton në intervistë.

Intervista, që ajo dhe presideti Obama dhanë për emisionin “60 minuta” të rrjetit televiziv CBS, do të transmetohet nesër e plotë.
XS
SM
MD
LG