Lidhje

Serbia emëron të dërguarin e saj të parë në Kosovë


Sipas njoftimeve nga Beogradi, Serbia emëroi të dërguarin e saj të parë në Kosovë. Dejan Paviçeviç do të jetë përfaqësuesi i Serbisë në zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Ai është njëkohësisht kreu i ekipit negociator serb në dialogun teknik me Prishtinën. Në funksionin e tij të ri, zoti Paviçeviç do të vëzhgojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Qeveria e Kosovës, ka emëruar ndërkohë zotin Lulzim Peci, si shef të zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd. Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të të dyja vendeve ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Fillimisht ata do të veprojnë në kuadër të zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd.
XS
SM
MD
LG