Lidhje

Kronologjia e ngjarjeve 11 shtator, 2001 - 2003-09-11


11 Shtator 2001. Terroristët shkatërrojnë Qendren Botërore të Tregtisë në New York, dhe dëmtojnë rëndë Pentagonin në Washington. Mijëra u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në histori. Sot në dy vjetorin e sulmeve terroriste në Amerikë, ne do të sjellim një kronologji të ngjarjeve që e ndryshuan përgjithmonë vendin.

Ora 8:46 e mëngjesit, një aeroplan i rrëmbyer u përlplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr. 17 minuta më vonë, në orën 9:03, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.

Ora 9:17. Administrata Federale e Aviacionit urdhëron mbylljen e të gjitha aeroporteve në New York. Pak minuta më vonë, mbyllen edhe urat dhe tunelet në New York.

Në orën 9:30, Presidenti Bush që ndodhej në Florida, informon popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit, ka pezulluar të gjitha fluturimet, hera e parë kjo në historinë amerikane, që pezullohet transporti ajror.

Ora 9:37 e mengjesit. Vetëm pak kilometra jashtë Washingtonit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë. Disa qindra vetë vriten ose plagosen.

Ora 10:05. Kulla jugore e Qendres Botërore të Tregtisë rrëzohet, duke shkaktuar re të dendura pluhuri që mbulojnë qytetin e New Yorkut.

Ora 10:10 e mëngjesit, Aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin Pensylvania.

10:22, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë evakuohen dhe më pas edhe Banka Botërore dhe ndërtesa e kongresit.

10:28 , Kulla veriore e Qendres Botërore të Tregtisë,... rrëzohet! Kullat e famhsme binjake të New Yorkut,...nuk janë më.

10:45, të gjitha zyrat kryesore të qeverisë federale evakuohen.

Ora 11:59, agjencia ajrore, United Airlines konfirmon se aeroplani me numer fluturimi 175, i linjës nga Bostoni për në Los Angeles është rrëzuar me 56 pasagjerë dhe 9 pjestarë të ekuipazhit. Më pas mësohet se ky ishte aeroplani që u përplas mbi kullën jugore të Qendres Botërore të Tregtisë.

Gjatë gjithë kohës, grupe të shpëtimit kërkojnë për persona që mund të kenë mbijetuar. Ndërsa në mbrëmje, Presidenti Bush i drejtohet vendit: "Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. I kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Ne nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata. "

XS
SM
MD
LG