Afganistan: Sulm në një bazë ajrore amerikane dhe të NATO-s
Një zyrtar i sigurimit afgan u vra dhe disa të tjerë u plagosën; Talibanët morën përgjegjësinë
Zyrtarët afganë thanë se autorë sulmesh vetëvrasëse sulmuan sot në mëngjes një bazë të forcave ajrore amerikane dhe të NATO-s në pjesën lindore të vendit.
Zyrtarët thanë se sulmuesit aktivizuan dy makina plot me eksploziv përjasha hyrjes së aeroportit në Xhalalabad, ndërsa disa sulmues të tjerë u përpoqën të hynin në bazë.
Autoritetet thanë se një zyrtar i sigurimit afgan u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Edhe persona të tjerë mendohet të kenë qënë autorë sulmesh. Një polic lokal tha se disa u trupa u gjetën në vendin e ngjarrjes.
Autoritetet thanë se sulmi zgjati rreth dy orë, por asnjë kryengritës nuk ishte në gjendje të hynte në bazën ajrore ndërkombëtare.
Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.