E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme

Afganistani akuzon SHBA për shkelje marrëveshjeje

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti afgan Hamid Karzai po i akuzon Shtetet e Bashkuara për shkeljen e një marrëveshjeje për tranferimin në kontrollin e qeverisë afgane të mbi 3 mijë të burgosurve të një burg ushtarak që ka qenë objekt detatesh. Në shtator, Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan zyrtarisht  Afganistanit kontrollin e burgut të Bagramit, në veri të Kabulit.

Në atë kohë, zoti Karzai e përshëndeti transferimin si një fitore për sovranitetin e vendit të tij. Por gjatë një takimi që pati në Kabul, udhëheqësi afgan tha se kishte dëgjuar njoftime nga prokurori i përgjithshëm dhe komandanti i policisë ushtarake, se “edhe të burgosurit të cilëve u ishte dhënë pafajësia nga gjykata, vazhdojnë të mbahen në burg” dhe se forcat amerikane vazhdojnë të burgosin njerëz në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar të mirëkuptimit mes të dy vendeve.

Zëdhënësi i Presidentit afgan i tha gazetarëve se forcat amerikane kanë ndaluar mbi 70 të burgosur në Bagram, megjithë urdhërat e gjykatës për lirimin e tyre. Në një deklaratë të zytës së tij, zoti Karzai ka caktuar Ministrin e Mbrojtes, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komandantin e Burgut të Bagramit, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar për atë që ai e cilësoi afganizimin e burgjeve dhe transferimin e plotë të autoritetit zyrtarëve afganë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar për këtë çështje.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Parandalimi i mbi 50 sulmeve terroriste

Drejtori NSA Keith Alexander tha në Kongres dje programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive