E martë, 21 maj, 2013

Lajme

Afganistan: Dhjetra viktima në incidente të ndryshme

Në njërin incident, 10 vajza të moshës 9 deri në 13 vjeçare u vranë në provincën Nangarhar

x
Madhësia e gërmave - +
Në Afganistan, talebanët morën përgjegjësinë për një shpërthim që ndodhi sot në Kabul, në një kompleks ndërtesash, pronë e një kontraktori ushtarak amerikan. Autoritetet thanë se dy punonjës afganë u vranë dhe të paktën 12 të tjerë u palgosën në shpërthimin e sotëm në kryeqytetin afgan.

Një zëdhënës taleban tha se sulmi vetëvrasës me bombë kishte si objektiv kompaninë amerikane Contrack, që punon për sigurinë e forcave ushtarake dhe ndërton mjedise për bazat ushtarake. Në një tjetër incident me dhunë sot, 10 vajza të moshës 9 deri në 13 vjeçare u vranë në provincën Nangarhar.

Autotitetet thanë se ato ishin duke mbledhur dru për ngrohje, kur shpërtheu një minë toke. Pas dekadash me luftë, në Afgansitan gjenden shumë mina të tilla, të fshehura në fusha dhe në zonat rurale. Gjenerali John Allen, komnadant i forcave ushtarake amerikane në Afganistan, ofroi ngushëllimet tij për familjet. Ai tha se Afganistani është një nga vendet më të minuara të botës.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga uragani në Oklahoma

Moti me stuhi të fuqishme pritet të përhapet përgjatë pjesëve të tjera të zonës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive