E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Shqipëria pezullon shpërndarjen e qumështit

Autoritetet u bënë thirrje firmave të ndalojnë shpërndarjen dhe të tërheqin qumështin nga tregu deri në ardhjen e analizave përfundimtare

Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Në Shqipëri Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëroi pezullimin e furnizimeve të reja të tregut me qumësht të ambalazhuar, sepse nga analizat doli se prodhimi i disa firmave përbëhet nga përqindje të Aflatoksinës, më të larta nga normat e Bashkimit Europian. Autoritetet u bënë thirrje firmave, që jo vetëm të ndalojnë shpërndarjen, por edhe të tërheqin vullnetarisht qumështin e shpërndarë më parë, deri në ardhjen e analizave përfundimtare.
 
Në Shqipëri nuk duket se ka ndonjë panik për qumështin e ambalazhuar në kuti. Shitja ka vazhduar normalisht, ndërsa supermarketet dhe minimarketet nuk i kanë larguar ende kutitë e qumështit nga raftet, megjithë njoftimet se në përbërjen e qumështit të disa firmave ka nivel të lartë të aflatoksinës e tipit M1.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje firmave prodhuese që të tërheqin mallin e tyre ekzistues nga tregu dhe të ndalojnë përkohësisht shpërndarjen e re. AKU po bën analiza për të gjitha firmat që tregtojnë qumësht të paketuar dhe poi  nis kampionet në laboratore të posaçme të licensuara nga BE.
 
Prodhuesit e qumështit pohojnë nga ana e tyre se ata bëjnë analiza të rregullta periodike dhe se nuk ka vend për panik. Specialistët e kësaj fushe pohojnë se aflatoksina gjatë muajit shkurt gjendet në qumësht për shkak të mykut që zënë ushqimet e lopëve në fund të dimrit. Bagëtitë janë duke konsumuar rezervat e fundit ushqimore të dimrit, pohojnë ata, ndaj edhe siguria ushqimore zë vend kryesor në njoftimet e stinës.
 
Ndërsa në Kosovë ishte fillimisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ajo që njoftoi qytetarët se disa lloje qumështi të paketuar, mes tyre edhe dy firma nga Shqipëria, kanë dalë të dyshimta nga analizat për shkak të pranisë së aflatoksinës, dhe u kërkoi atyre të mos i blejnë dhe të mos i konsumojnë. Këto produkte po hiqen nga tregjet e Kosovës deri në marrjen e analizës përfundimtare, mbi bazën e të cilës ato mund të kthehen në treg ose të asgjësohen.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dieni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive