Lidhje

Serbi, aksidentohet një autobus nga Kosova


Në Serbi, autoritetet thanë se 33 persona nga Kosova kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në afërsi të Rudarës, në Serbinë jugore.

Sipas autoriteteve, autobusi që udhëtonte në vijën Salzburg-Prishtinë me të cilin po udhëtonin rreth 49 persona shqiptar nga Kosova, rrëshqiti nga rruga. Personat e lënduar janë trajtuar në spitalin e Prokupljes në Serbi dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet serbe thanë se po bëhen hetime për të mësuar shkakun e aksidentit.

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka bërë të ditur se zyrtarët e saj në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, kanë qenë në vendin e aksidentit për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke i marrë të gjitha masat që personat e lënduar të kthehen sa më shpejt në Kosovë.

XS
SM
MD
LG