Lidhje

Doganat në Shqipëri dhe rezulatet e pamjaftueshme


Doganat në Shqipëri
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Në Tiranë, doganat po i shtojnë përpjekjet për reformimin e sektorit, megjithë rezultatet e pamjaftueshme të punës së tyre. Doganat po zhvillojnë fushata kundër informalitetit dhe mallrave të falsifikuara, ndërsa rezultatet e shtatorit dhe tetorit janë sërish më të ulta se një vit më parë.

Doganat në Shqipëri
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Doganat shqiptare po kryejnë fushata ndërgjegjësuese ndaj biznesve kundër informalitetit dhe prodhimeve të falsifikuara, edhe pse të dhënat e punës së tyre nga muaji në muaj janë përkeqësuar. Shifrat e muajve të gjithë këtij viti janë më të ulta se një vit më parë.

Drejtoresha e përgjithshme e doganave Pranvera Behushi - Fagu, tha sot gjatë një tubimi të fushatës ndërgjegjësuese kundër abuzimit me produktet e duhanit se formalizimi i ekonomisë është e mira përbashkët e biznesit të rregullt, klientit dhe shtetit.

Ajo tha se nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë i të tre aktorëve për të shmangur konkurrencën e pandershme ndaj bizneseve që paguajnë rregullisht detyrimet dhe sigurimet e punëtorëve.

Opozita ka akuzuar qeverinë për korrupsion, kontrabandë dhe paaftësi në dogana, po ashtu ka shprehur akuza për emërime nepotike nga socialistët.

Qeveria ka nisur një reformë të thellë në këtë fushë dhe të dhënat e ulta vijnë prej ristrukturimit të institucionit, lëvizjet e tregut në mallra të caktuara dhe nga futja e procedurave të reja kundër korrupsionit.

Drejtoresha e doganave Fagu bëri thirrje që kushdo të denoncojë raste të korrupsionit në dogana.

Të dhënat e fundit nga puna e doganave tregojnë se ato sërish kanë arritur rezultate të pamjaftueshme.

Sipas disa të dhënave paraprake, në muajin tetor mosrealizimi i të ardhurave është mbi 20 milionë usd ose 15 % më pak se plani.

Shifrat e 10-mujorit në dogana pritet të dalin 4 % më pak se një vit më parë.

Në shtator taksat doganore u mblodhën 51 milionë lekë më pak ose 1.2 për qind më pak se një vit më parë.

Taksa e vlerës së shtuar u mblodh 3.7 për qind më pak se një vit më parë.

Ndërsa detyrime të tjera doganore u mblodhën 43 për qind më pak se një vit më parë.

Të dhënat e 9-mujorit janë -4,4 për qind më pak se një vit më parë.

XS
SM
MD
LG