E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Tirana në atmosferë të veçantë festive

Në rrugët dhe sheshet kryesore janë vënë zbukurime të shumta me drita me rastin e festave të fundvitit

Tirana New YearTirana New Year
x
Tirana New Year
Tirana New Year
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është përfshirë këto ditë të fundit të vitit nga një atmosferë e veçantë festive. Në rrugët dhe sheshet kryesore janë ngritur zbukurime të shumta me drita, ndërsa grupe të ndryshme muzikore mbajnë koncerte për të kënaqur vizitorët e shumtë.
 
Në Muzeun Historik shumë qytetarë dhe turistë nga vende të ndryshme vazhdojnë të vizitojnë armët dhe përkrenaren e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbej, që janë aty edhe një muaj tjetër, ndërsa në sheshin pranë tij me të njëtin emër qindra fëmijë e të rritur ndjekin koncertet festive me muzikë folklorike.
 
Tirana është sivjet një nga qytetet më të mbipopulluara për shkak të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Dhjetëra mijëra njerëz nga Shqipëria, Kosova dhe emigracioni morën pjesë në festimet e këtij 100 vjetori, ndërsa sheshet kryesore u ngritën monumente në nderim të Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Ahmet Zogut, Adem Jasharit dhe Azem Hajdarit. Por festimet më të veçanta mbetën gjithmonë në sheshin Skënderbej.
 
Ansambli Kulturor Tirana zhvilloi sot një koncert me këngë e valle popullore në qendër të qytetit, duke tërhequr kureshtjen e qindra vizitorëve të rinj e të vegjël, që shëtitin në atmosferën festive të kryeqytetit.
 
Megjithë paralajmërimet për çmime të larta, banorët e Tiranës dhe vizitorë të shumtë nga Kosova, Europa dhe nga brenda vendit nuk kanë lënë asgjë mangut në përgatitjet për festën e Vitit të ri. Pas 100 vjetorit të pavarësisë, disa ditë më parë ata festuan krishtlindjet, por pushimet e shkollave, punëve dhe atmosfera festive vazhdon të mbetet e ndezur në kryeqytetin shqiptar edhe për ndërrimin e viteve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive