E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Shqipëri: Miratohet buxheti

Miratimi u bë vetëm me votat e shumicës së djathtë

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
Në Shqipëri parlamenti miratoi sot përfundimisht buxhetin për vitin e ardhshëm, vetëm me votat e shumicës së djathte
Miratimi i buxhetit ashtu si dhe në seacën e javëve të shkuara kaloi përmes debateve të forta mes palëve. Opozita u përqëndrua sërish te cështja e borxhit të lartë publik dhe kontrollit mbi të dhe deficitin, duke propozuar që Banka Qendrore të luajë rolin e mbikqyrësit, gjë e cila u hodh poshtë nga shumica. Qeveria ka parashikuar për vitin e ardhshëm mundësinë që borxhi publik të mund të shkojë deri në 62,6 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, në pamundësi për të siguruar financimet e nevojshme përmes të ardhurave.
Debate në seancën e sotme pati edhe për shpërndarjen e fondeve për pushtetin vendor, të cilat janë caktuar sipas përkatësive politike, akuzuan socialistët. Për përfaqësuesit e qeverisë buxheti është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mbështesë investimet dhe rritjen e aktivitetit ekonomik të vendit
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
17.12.2012 18:49
Kriza ekonomke ka pllakose Shqiperine ku borxhi publik u rrit me 62.7% ,ku me te ardhurat nuk mund te besh investime.cmimet jane ngritur dyfish,rreth 30% e popullsise marin ushqimet me liste veresie dhe kapitali i pergjithesh i kombit kaloi ne duart te nje pakice prej 5% qe jane Qeveritare dhe deputete duhet te behet nje hetim per keto shuma maramendese qe marin Qeveritaret e sotme jane Bin Ladenet e Shqiperise,ne kete kohe krize ekonomike lind nacionalizmi i semure nga Berisha dhe Idrizi per te mbajtur kapitalet e fituara ..Sot koha per reforma te medha ekonomike per tu integruar ne BE,dhe natyrisht behet bashkimi i kombit te coptuar,duhet unifikimi Shqiperi-Kosove ne ekonomi,arsim.dogana,guida turistike kjo ben bashkimin e kombit.ne kete kohe krimi i organizuare po mban peng Shqiperine dhe Qeverine duhet qe Z Nishani te zbardhi pasurine maramendese te Qeveritareve ,te zbardhi ngjarjen e 21 janarit..koha per veprim ..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive