E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Studiuesit reagojnë për statusin e Shqipërisë

Zoti Rakipi thotë se “është e pafalshme dhe shumë e trishtueshme të shohësh që partitë politike nuk bashkëpunojnë".

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Analisti i çështjeve europiane, Albert Rakipi, drejtues i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) thotë se “është për të ardhur keq që vende të tjera ballkanike si Kroacia, Maqedonia dhe Serbia kanë përparuar në procesin e integrimit europian shumë më tepër drejt Bashkimit Europian, edhe pse e nisën këtë rrugëtim shumë më vonë”.
 
Zoti Rakipi thotë se “është e pafalshme dhe shumë e trishtueshme të shohësh që partitë politike nuk bashkëpunojnë për një numër reformash thelbësore që e përgatitin vendin për antarësim në BE. Ato qysh nesër do të shkëmbejnë akuza dhe do të fajësojnë njëra tjetrën. Por në shoqërinë shqiptare duhet të krijohet një frymë e re bashkëpunimi dhe një qasje kritike në këtë proces” - thotë ai.

 

Zoti Rakipi thotë se zgjedhjet e ardhshme bëhen të rëndësishme për Shqipërinë dhe partitë duhet të lënë mënjanë skenaret e kundërshtimit të rezultatit, e tensioneve dhe refuzimeve, sepse do t’i linte të gjithë në vendnumëro.
 
Ndërsa Gledis Gjipali, drejtues i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) thotë se “ky është viti i tretë që Tirana nuk merr përgjigje pozitive as për statusin e vendit kandidat, ndërkohë që vende të tjera në Ballkan kanë ecur shumë përpara. Për këto zvarritje përsëri fajtore është politika” - thotë ai.
 
Zoti Gjipali thotë se mosvendosja e një date të re për statusin e Shqipërisë ka të këqijat dhe të mirat e saj. Analisti i çështjeve europiane Gjipali mendon se “mbarëvajtja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë përcaktuese për statusin, dhe deri në qershor sipas tij, pakkush do të shohë të merret më me reformat, por të gjithë do të merren me fitoren e zgjedhjeve”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
12.12.2012 01:23
Sa ironi per fatin kur te quajturit analiste fajin e vendosin tek mos bashkepunimi i mostrave te diktatures komuniste dhe pjellave te saj,sa korruptive aq dhe kriminale ne vite.Kjo nje padije,apo nje tullumbac i rradhes brenda skenareve te vazhdimesise pseudopluraliste alla komunistesh te tipit Hoxha-Alia-nano-berisha-meta e rama me kreshnik e topin ne sulm ne sherbim te botes se krim-korrupsionit ne vite.
Mjaft me,vonesa nuk vjen nga mos bashkepunimi,gje qe nuk eshte e vertete,per keto djaj me fytyra njerezore qe sundojne dhunshem ne te tre pushtetet ne vite,ne bashkeveprim me njeri tijetrin, duke grabitur pasurine kombetare e private dhe ricikluar ne vite vetem boten e krim-korrrupsionit politik pa u ndeshkuar nga drejtesia.
Zoterinj te vetequajtur analiste,jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin drejtesi dhe jo lloqe kavaje dhe rreklama e spote bajate qe i shkojne per shata vetem jashteqitjes shqiptare ne vite ne te tre pushtetet.Boll me.
DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
VEPRO TANI NE MBROJTJE TE MORALIT E DINJITETIT NJEREZOR DHE NE MBROJTJE TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT TE DHUNUAR MIZORISHT NGA POLITIKA SHQIPTARE NE VITE.


nga: Anonim
12.12.2012 01:19
Me duket shume naiv e qesharak diskutimi i zotit Rakipi. E pyes zotin Rakipi kur ky i fundit nuk perdorte dot leter higjenike se nuk kishte ne treg, merrte 1kg tallon mishi ne jave, 100 gram gjalp ne jave dhe lahej 1 here ne jave ku ishte niveli i Kroacise, Serbise dhe Maqedonise? patjeter ata jane me afer Europes. Europa eshte treg i perbashket jo klub bixhozi. I lutem Zerit Amerikes mos marri ne interviste nivel te tille se largoni lexuesit (ose te pakten ata qe kane 1 gram shkolle)


nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermanija
11.12.2012 21:06
Shqiperija me Kosoven Serbin Maqedonin Malin e zi jan shtete problematike te brishta te paqendrushme .Vende qe ende konsiderohen te rrezikshme te pasigurta ne te cilat ende nuk guzojn te rrezikojn shtete te investojne.Shqiperija pa u bashkuar me Kosoven dhe me shqipetaret qe jetojn ne vendet fqinje nuk do te arrij te behet vende i sigurt per vete shqipetaret dhe nuk garanton siguri per shtet e prendimit,Bashimi intregrimi i shqipetareve do krijoj garanci stabilitet dhe do te terheq vemendjen e shteteve te Europes te investojn ne Shqiperi.Lufta politike Berisha dhe Rama asht ne interes vetem te Berishes dhe te Rames .Ata duhet ti lan interesat peosonale dhe te partive dhe ti luftojn per interesa te shqiperis.Edhe ne Gjermani pozita kerkon bashkpunim me opoziten kur preken intersat nacionale.Politika e pozites nuk ndryshon shum nga politika e opozites pasi si pozita dhe opozita pajtohen jan nji zeri ne interesa nacionale.Kur vendi asht ne rrezik ato bashkohen menjihere dhe flasin njizeri.Kjo asht kultur politike.Edhe Shqiperija duhet te ndryshoj politiken e urrejjes ne mes te shefave te partive dhe te bashkohen per interesa nacionale kobetare.Shqipetaret deshmuan nji kultur shqipetare te standarteve Europjane edhe ne zgjedhjet e kaluara.Por Berisha dhe Rama prishen imazhin e shqipetareve qe treguan nji kultur shqiptare te standarteve Europjane.Shqiperija duhet te perparoj ne perbushjen e 12 standarteve Europjane qe jan ne interes te Shqiperis dhe shqipetareve.Te ndertohet nji sistem i drejtesis i pamvarur administrat patriotike e pa mvarur nga partit politike.Te luftohet korrupcioni dhe krimi i organizuar.Te ndalohet shitja e qenjeve njerzore.Heqja e kufirit ndershqipetare nji here dhe pergjithmon.Kjo do te thote se shqiptaret deshirojn te hyjne ne nji Erope pa kufij dhe ne mes vete shqipetareve ende ka kufi dhe mure qe duhet te rrezohen.Kjo asht para pregaditje e shqipetareve qe ti tregojn jo veten Ballkanit por ter botes se jane te afte te bejn nji shtet shqipetare.Nji shtet stabil dhe garat per te hyre ne Europe.Kjo kerkohet nga vete shqipetarewt e jo nga amerikanet gjermanet ata i kan shtet e tyre.Berisha Rama Thaqi e Isa Nishani e Atifetja duhet te shkojn ne veri te Mitrovices dhe ti tregoj Ballkanit Europes dhe ter botes se Kosova asht shqipetare.Shqipetaret vetem te bashkar do te garantojn sovranitet do ti perbushin standartet Europjane dhe do te hyjne ne Europe.Per shqipetaret sibol jan gjermanet.Edhe shqipetaret duhet te veprojn si gjermanet.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
11.12.2012 18:31
Qeveria dhe politika shqiptare bindet vetem kur ua terheqin veshin nderkombetaret. Ka vite qe qytetati shqiptar proteston per krimin e korrupisonin, per administrate te mbushur me militiante te verber dhe administratore qe e kane mendjen tek perfitimet vetjka ne dem te interesave te shoqerise. Duke mos bere zgjedhje te lira e demokratike, duke mos zgjidhur çeshtjen e pronave dhe te te persekutuarve, duke mos punuar per gjyqesor te pavarur kemi mbetur ketu ku sot jemi dhe qe e vuajme ne si qytetare. Fatkeqesisht ne na mungojne politikanet me vizion perendimor.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata, Konventa e PS hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive