E enjte, 23 maj, 2013

Lajme

Los Angelos: Ndahen çmimet muzikore amerikane

x
Madhësia e gërmave - +
Është zhvilluar mbrëmë në Los Angelos ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore të quajtura  “Çmimet muzikore amerikane”.  Këngëtari 18 vjeçar Justin Bieber ishte fitues i mbrëmjes së djeshme, pasi ai u vlerësua me një sërë çmimesh.

Kandidaturat për çmimet muzikore amerikane që zhvillohen një herë në vit, përzgjidhen bazuar në shitjet e disqeve dhe këngëve të artistëve, si dhe në numrin e shfaqjeve, turneve, videoklipeve apo pjesëmarrjeve nëpër aktivitete të ndryshme shoqërore që ata kanë gjatë një viti.  Fituesi zgjidhet nga adhuruesit e tyre përmes votimit në internet.
 
Justin Bieber fitoi çmimin “Artisti i vitit” mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e “Çmimeve muzikore amerikane”. Ai fitoi në këtë kategori duke lënë pas Rihanën, grupin britanik Maroon 5, Drake, dhe këngëtaren Katy Perry. Gjatë momentit të marrjes së çmimit, ai falenderoi nënën e tij për besimin që ajo ka patur gjithmonë ndaj tij.

Bieber fitoi gjithashtu edhe çmimin për albumin më të mirë të muzikës pop/rock “Belive”, dhe fitoi çmimin si artisti më i mirë i muzikës pop/rock.

Edhe Niki Minaj fitoi disa çmime mbrëmjen e djeshme. Ajo fitoi çmimin si artistja më e mirë e muzikës rap/hip-hop si dhe për albumin e saj “Pink Roman” i cili u cilësua si albumi më i mirë.

Ajo ndërroi tre kostume gjatë ceremonisë së mbrëmshme, në të treja daljet e saj përpara publikut.

Taylor Swift fitoi çmimin si artistja më e mirë e muzikës kantri.

“Është e pabesueshme! Dëshiroj t’iu falenderoj të gjithëve! Ju jeni ata që votuat për mua” – tha ajo në momentin e marrjes së çmimit. Taylor Swift interpretoi në skenë këngën e saj “I knew you were trouble”.

Usher fitoi çmimin e artistit më të mirë të muzikës soul/R&B, ndërsa kanadezja Carly Rae Japsen fitoi çmimin si artistja më e mirë e re.

Kandidaturat për çmimet muzikore amerikane që zhvillohen një herë në vit, përzgjidhen bazuar në shitjet e disqeve dhe këngëve të artistëve si dhe numrin e shfaqejve, turneve, videoklipeve apo pjesmarrjeve nëpër aktivitete të ndryshme sociale gjatë një viti.  Fituesi zgjidhet nga adhuruesit e tyre përmes votimit në internet.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Shpat ati nga: Suedi
26.11.2012 08:11
Çmimet nuk ndahen, por jepen, redaktorë të nderuar të VOA-s.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

SHBA: Bie niveli i papunësisë

Numri i personave që kanë bërë kërkesë për asistencën e papunësisë u pakësua me 23 mijë vetë javën e kaluar
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive