E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Shëndetësi

Historia frymëzuese e Jack Erlich

Andrew Erlich ka shkruar një libër për pranueshmërinë e ndryshimeve tek njerëzit, duke sjellë historinë e xhaxhait të tij që vuante nga gjigandizmi

x
Madhësia e gërmave - +

Miliona njerëz kërkojnë ndihmë tek psikologu pjesërisht pasi fillojnë të ndjehen disi ndryshe nga të tjerët. Por psikologu Andrew Erlich thotë se çdo kush prej nesh është i çuditshëm në një mënyrë apo në një tjetër.  Ai ka shkruar një libër për pranueshmërinë e ndryshimeve tek njerëzit, duke sjellë historinë e xhaxhait të tij i cili arriti të tejkalonte paragjykimin dhe dhimbjen që i shkaktoi shtatëlartësia e tij e madhe.

Në më shumë se 50 filma pa zë të periudhës së viteve 1920, Jake Erlich e befasonte shikuesin, me shtatëlartësinë e tij.

Në skenë të gjithë e njihin si Jack Earle, gjigandi i Teksasit. Por për miqtë me të cilët punonte në industrinë e filmit ai ishte një njeri i butë dhe i kujdesshëm.

Mes miqëve kishte nga ata që ishin shtatëshkurtër.

Biri i dy imigrantëve hebrenj, ai kishte një tumor në gjendrën e hipofizës i cili shkaktoi rritjen e tij të pazakontë. Gjatë fëmijërisë së tij në El Paso të Texasit, ai shpesh bëhej objekt i talljeve.

“Ruajtja ndaj gurëve të mëdhenj që më gjuanin të tjetër, ishte bërë diçka e zakonshme për mua kur isha fëmijë”.

Andrew Erlich është nipi i Jack Erlich-it. Libri i tij “Hijet e mëdha” tregon se si Jack Erlich i kapërceu sfidat e jetës së tij, ku përfshihet edhe depresioni.

“Shumë nga ne kanë diçka që na bën të ndrojtur në jetë. Është si një cen i padukshëm. Por për Jake-un kjo ishte e pranishme. Çdo kush e shihet difektin e tij”.

Si psikolog, Andrew Erlich ndihmon pacientët që kanë komplekse me veten. E para, ai u tregon për xhaxhain e tij.

“Ky është një njeri që i kapërceu sterotipet, dhe ai nuk iu fsheh vetes së tij, por pranoi personalitetin e tij ashtu siç është dhe e shprehu veten e tij në krijimet e tij”.

Libri i Andrew Erlich-it tregon se si Jake iu bashkua cirkut e më pas, pasi kaloi një verbim të përkohshëm, nisi të pikturonte e të bënte skulptura.

“Ai gjeti lirinë e tij përmes krijimit. Unë jam shumë i interesuar për procesin e krijimtarisë tek njerëzit që trajtoj dhe unë sjell si shembull për ta Jake-un; u tregoj atyre pikturat e tij”.

Pikturat e Jake-un paraqisin pamje nga shfaqet e cirkut, pamje piktoreske dhe jetën e njerëzve të zakonshëm që ai takoi gjatë udhëtimeve të tij.

“Ai donte të bënte diçka që mos të ishte fotografi e momentit. Ju shihni një peisazh dhe e përjetoni emocionalisht ashtu siç e shikoni, dhe e pikturoni në këndvështrime të ndryshme”.

Mjeksia e ditëve tona ka arritur të parandalojë gjigandizmin, sëmundjen që vuajti Jake Erlich. Ai vdiq në moshën 46 vjeçare në vitin 1952.  Por Andrew Erlich thotë se hapja drejt diversitetit shoqëror  është përparim i vërtetë karahasuar me periudhën kur jetoi Jake Erlich.


“Njerëzit ishin shumë të frikësuar nga ndryshimet njerëzore, dhe ata ndërtonin mure psikologjike për të mbrojtur veten e tyre nga këto dallime dhe këto mure që na ndajnë nga të tjerët, janë shumë të rrezikshme’.

Andrew Erlich shpreson se historia e xhaxhait të tij do të ndihmojë lexuesin që të pranojnë vetveten dhe të përmbushin ëndërrat e tyre.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive