E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Komisioni i ekonomisë diskuton projekt-buxhetin

Zoti Malaj tha se projekt-buxheti i shtetit kërkon kontroll të rreptë parlamentar, dhe një ndarje me kuota 4-mujore.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Komisioni parlamentar i ekonomisë diskutoi sot projekt-buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm, duke patur në qendër të vëmendjes investimet, borxhet dhe energjinë. Deputetët demokratë dhe socialistë shkëmbyen mendime dhe kritika mbi mënyrën se si qeveria ka planifikuar investimet e vitit të ardhshëm, i cili krahas krizës dhe vështirësive të shumta, është edhe vit zgjedhjesh.
 
Partia Socialiste e opozitës shprehu mosbesimin e saj për projekt-buxhetin e ri, për shkak të uljes së investimeve dhe rritjes së borxheve. Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, tha se “projekt-buxheti i ri shtetit ka zbritur në shifra minimale për çdo fushë pasi ka harxhuar çdo rezervë të mundshme financimi”. Sipas tij, fakti që qeveria po përpiqet të bëjë një buxhet realist në këtë krizë, tregon se ai ka qenë spekullativ në vitet e mëparshme.
 


Zoti Malaj tha se projekt-buxheti i shtetit kërkon kontroll të rreptë parlamentar, dhe një ndarje me kuota 4-mujore për t’u menaxhuar më mirë. Sipas tij, shkak për këtë projekt-buxhet të dobët nuk është vetëm kriza në eurozonë por edhe keqqeverisja, që spekullon me financat në njërin gjashtëmujor për efekte elektorale.
 
Por deputetët e djathtë mbrojtën pikëpamjen se projet-buxheti parashikon investime domethënëse njëlloj si vitet e mëparshme në infrastrukturë për qytetarët, pa menduar se ky apo ai object mund të sjellë përfitime mediatike. Kryetari demokrat i komisionit të ekonomisë, Edmond Spaho, thotë se “qeveria po ndjek politika konstante për 7 vjet rresht; siç rriti pagat dhe pensionet për 7 vjet dhe tani planifikon t’i rritë sërish, apo shkurtimi i shpenzimeve administrative dhe investimet publike”.
 
Zoti Spaho tha se treguesit kryesore makro-ekonomikë janë të qëndrueshëm, dhe qeveria po vazhdon me investimet, ndryshe nga socialistët që merrnin borxhe të jashtme për të ndarë pagat e administratës.
 
Debati për projekt-buxhetin e ri pritet të jetë i ashpër në parlament, ashtu si edhe për mbylljen e buxhetit actual, sepse pikëpamjet e socialistëve dhe demokratëve ndahen fort në konceptimin e privatizimive, investimeve dhe menaxhimin e borxhit dhe kostos së tij.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive