E mërkurë, 29 korrik, 2015

Lajme / SHBA

Masakra në Konektikat dhe e drejta e armëmbajtjes

x
Çështja e kontrollit të armëve del në pah sa her[ që ndodh një vrasje masive në Shetetet e Bashkuara. Lind pyetja: a do të bëhet tragjedia shtysë për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve? Deri tani, përgjigja është jo. Por masakra e dielës në Shkollën Fillore Sandy Hook të Newtonit në shtetin Connecticut, më vdekjeprurësi ndaj fëmijëve në historinë e vendit, ka sjellë përsëri në qendër të vëmendjes debatin lidhur me kontrollin e armëve:  
                                          
Megjithë tragjeditë e ngjashme që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara, kundërshtimi për rregulla më të forta për armët ka provuar se nuk ka qenë tepër i fortë. Më shumë se një e treta e amerikanëve kanë armë dhe sa here që qeveria propozon ta forcojë autoritetetin federal për këtë çështje, ekzistojnë mëdyshje të mëdha. Argumenti që japin përkrahësit e mbajtjes së armëve se armëmbatja ka të bëjë me themelin e lirisë, si dhe me mundësinë e nevojshme të individit për t’u vetëmbrojtur, që qenë siç duket mjaft bindës për të ulur entuziazmin e disave për ndryshim në qëndrimin ndaj kësaj çështjeje.

"Këto që ndodhin janë tragjedi. Këtu kemi të bëjmë me rastin kur një personi me probleme mendore i bien në duar armët e së jëmës dhe ai kryen një krim montruoz – diçka e tmerrshme dhe pastaj ai vret edhe veten. Kjo nuk do të thotë, që unë, si pronar armësh i përgjegjshëm dhe shpresoj edhe i shëndoshë mendërisht, do të bëj të njëjtën gjë," - thotë Kravitz.
 
Ai thotë se e sheh çështjen mbajtjes së amrëve si përgjegjësi personale e individit.

“Ne duhet ta përqëndrojnë vëmendjen atje ku duhet. Nëse unë kam një armë, duhet të jem i përgjegjshëm, ta mbaj në një vend të sigurtë.”

Armët, thotë zoti Kravitz, duhen trajtuar si çdo objekt tjetër, si makinat psh, që gjithashtu mund të jenë vdekjeprurëse nëse ato bien në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.

“Ka njerëz që thonë se unë nuk duhet të mbaj armë, por ka edhe nga ata që thonë se unë nuk duhet të kem liçencë për t’i dhënë makinës.”

Por mbrojtësit e idesë së kontrollit të armëve, si ish-senatori i Konenctikutit, Chris Dodd, thotë se i ka kaluar koha idesë se përgjegjësia e individit është e mjaftueshme për të mbrojtur fëmijët e Amerikës.  Ai thotë se ka ardhur koha, që si shoqëri dhe komb, amerikanët të pranojnë përgjegjësinë e përgjithshme.

“Të jetosh në një shoqëri ku jeta e njerëzve është në rrezik çdo ditë, për shkak të një nocioni që ekziton se njerëzit kanë të drejtën të mbajnë armë të mbushura me municion, kjo ide më tmerron”.

Të premten, kur ndodhi ngjarja, presidenti Obama me lot në sy tha se ka ardhur koha që të merren masa kuptimplote për të parandaluar tragjedi të kësaj natyre.

Megjithatë, shumë mbrojtës të së drejtës për të mbajtur armë këmbëngulin se në momente e tragjedive të kësaj natyre, nuk duhet përqëndruar vëmendja tek kontrolil i armëve, ngaqë problemi qëndron në fakt tek problemet mendore të këtyre individëve.
Ja si shprehet ky pronar dyqani për shitjen e armëve:

“Tre nga katër autorët e incidenteve të kohëve të fundit kanë qenë meshkuj të moshës 15-25 vjeçare. Edhe incidente të tjera që kanë ndodhur janë kryer nga njerëz të kësaj grupmoshe. Duhet shtruar pyetja: Çfarë e shkakton këtë pakënaqësi të tyren?”     

Megjithëse komentet e presidentit Obama të premten nuk i kënaqën sa duhet njerëzit që mbështesin idenë e kontrollit më të madh ndaj armëve, të tjerë besojnë se tani që presidenti po fillon mandantin e tij të dytë dhe të fundit, ai është më i lirë të prekë çështje, të cilat ai nuk i trajtonte dot para zgjedhjeve të nëntorit. Shanset janë që atij do t’i duhet të plotësojë të paktën një vend në Gjykatën e Lartë, që tani për tani është e ndarë me një diferencë të ngushtë për çështjen e armëve.

Diçka është e sigurtë, se në javët që do vijnë, të dyja partitë në Washington do ta ndjekin me kujdes opinionin e publikut për çështjen  e kontrollit të armëve  dhe Amendamentin e Dytë të Kushtetutës Amerikane lidhur me armëmbajtjen, si dhe do të përpiqen të përcaktojnë nëse masakra e së premtes ishte një tragjedi, e cila do të ketë një ndikim në afat të gjatë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
17.12.2012 17:47
Arma ne doren e personave me probleme ne ekuilibrin mendor eshte shume e rrezikshme. Ngjarja shokuese do e fuse Ameriken ne masa konkrete dhe ne rregullimin e ligjit per mbajtjen e armes nga qytetari. Tragjedia ishte shume e rende dhe komuniteti boteror ka shprehur solidaritet me familjet qe kane humbur njerezit e tyre te dashur


nga: niko nga: usa
17.12.2012 16:25
Armet ne duart e njerezve te shpien drejt vrasjeve,dikush thote qe jane per vetembrojtje,por nga kush?Pse amerikanet kane frike njeri tjetrin,dicka nuk shkon.Une jam nga Shqiperia dhe deri ne vitin 1997 kur ne duart e njerezve nuk kish arme vrasjet ishin shume te ralla kurse mbas ketij viti te mbrapshte vrasjet jane shtuar ne menyre problematike dhe kjo ka nje pergjigje qe armet jane ne duart e njerezve dhe i perdorin,por po te mos i kishin vrasja ndoshta nuk do behej kaq lehte.


nga: Beni nga: USA
16.12.2012 20:53
Ja se cfare krimesh ndodhin kur armet i marrin ne dore 20 vjecaret,keto krime jane prezente edhe ne vende te tjera,por ne permasa me te vogla.Nuk mund t'i krahasosh aq lehte armet me makinat,sepse me makine behen aksidente ,ndersa me arme vrasje direkte,gjithesesi qe te dyja shkaktojne tragjedi kur perdoren ngo mosha te reja,nga njerez te paformuar menderisht.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Rusia shpall "të padëshirueshme" një OJQ amerikane

Fondacionin Kombëtar për Demokracinë, një organizatë jo-fitimprurëse me qendër në Uashington, bëhet OJQ-ja e parë e huaj që ndalohet në Rusi, në bazë të një ligji të ri
Më tepër

Prodhimi i protezave me teknologjinë 3D

Kostoja e prodhimit të protezave me teknologjinë 3D është shumë më e ulët se prodhimi i tyre me metodat tradicionale
Më tepër

Akuza ndaj Fullanit, “Shpërdorim detyre”

Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, është konsideruar nga prokurorët si përgjegjës për skandalin e vjedhjes nga Thesari i Bankës i afër 7 milion dollarëve, si dhe për parregullsi në blerjen e ish Hotel Dajtit
Më tepër

Pheniani kundër një pakti bërthmor me SHBA

Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut thotë se programi i armëve bërthamore i vendit të tij nuk përbën objekt diskutimesh
Më tepër

SHBA, debati mbi marrëveshjen me Iranin

Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Sekretari i Energjisë Ernest Moniz dëshmojnë sot para një komisioni të Kongresit në përpjekje për të siguruar mbështetje për marrëveshjen me Iranin
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A helicopter from the Andalusian Service firefighting (INFOCA) drops water over scrub land during a forest fire in Los Barrios, near Cadiz. Since July 19 wildfires have ravaged nearly 39,000 hectares of land in Spain, according to the provisional figures from the agriculture ministry.
  • Indian Prime Minister Narendra Modi pays respect after the body of former President A.P.J. Abdul Kalam arrived at the Palam airport in New Delhi. Kalam, known as the father of the country's military missile program, died after collapsing while delivering a lecture, a top state official said. He was 83.
  • Libyan dictator Moammar Gadhafi's former aides sit behind the bars of the accused cell during their trial at court of appeals in Tripoli. A Libyan court sentenced a son and eight aides of slain dictator to death for crimes during the 2011 uprising after a trial overshadowed by the country's bloody division.
  • A Syrian migrant and his pregnant wife walk on train tracks towards the town of Gevgelija on the Macedonian-Greek border to catch a train to Serbia and the North European countries, July 27, 2015.
  • Tourists take pictures of Cuban flags in front of the U.S embassy in Havana, July 27, 2015.
  • Giant panda Jia Jia eats bamboo next to her birthday cake made with ice and vegetables at Ocean Park in Hong Kong as she celebrates her 37-year-old birthday.
  • Tampa Bay Rays first baseman James Loney (21) falls into the stands after he attempted to catch a foul ball during the eighth inning against the Detroit Tigers at Tropicana Field in St. Petersburg, Florida, USA. (Credit: Kim Klement/USA TODAY Sports)
  • A scarecrow of Britain's Prince George and Princess Charlotte with their nanny stands in a garden during the Scarecrow Festival in Heather, Britain.
  • Ireland Baldwin, left, and father actor Alec Baldwin attend the premiere of "Mission: Impossible - Rogue Nation" in Times Square in New York, July 27, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.