Lidhje

WaveRider, aeroplan 6 herë më i shpejtë sesa zëri


WaveRider
WaveRider
Ushtria amerikane është duke provuar një aeroplan pa pilot mbi Oqeanin Paqësor dhe shpreson se do të jetë 6 herë më i shpejtë sesa zëri.

Forca ajrore njofton se aeroplani eksperimental - WaveRider - do të lëshohet nga krahu i një bombarduesi B-52 në një lartësi prej rreth 15.000 metra. Gjatë provës do të përdoret një raketë shtytëse dhe një motor aeroplani në formë rakete për të rritur shpejtësinë në më shumë se 7 mijë e 300 kilometra në orë.

WaveRider mund të arrijë një lartësi prej 21.000 metra gjatë 5 minutave të para të fluturimit, dhe pastaj do të bjerë në oqean. Pentagoni thotë se nuk ka plane për t'a tërhequr aeroplanin nga thellësia e oqeanit. Në një provë të mëparëshme, në maj të vitit 2010, një tjetër aeroplan arriti 5 herë shpejtësinë e zërit, por prova përfundoi herët për shkak të një problemi teknik.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes e shohin këtë aeroplan supersonik si një mënyrë për të rritur ndjeshëm fuqinë ajrore të Amerikës. Një ditë në të ardhmen, kjo teknologji mund të përdoret gjithashtu për të përshpejtuar në mënyrë drastike fluturimet komerciale, që çojnë në fluturime jashtëzakonisht të shpejta ndër-kontinentale duke përshkuar gjatësinë nga Nju Jorku në Londër në më pak se 1 orë.
XS
SM
MD
LG