E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Vdiq aktori amerikano indian Russell Means

Russell Means tërhoqi vëmendjen kombëtare për gjendjen e varfër të amerikanëve autoktonë në vitet 1970.

Russell Means
Russell Means
Madhësia e gërmave - +
Aktivisti amerikano indian dhe aktori Russell Means vdiq dje pas një beteje me kancerin. Ai ishte 72 vjeç.
 
Russell Means, udhëheqës i herëshëm i Lëvizjes së indianëve të Amerikës, tërhoqi vëmendjen kombëtare për gjendjen e varfër të amerikanëve autoktonë në vitet 1970.
 
Ai ndihmoi në organizimin e rrethimit në Wounded Knee më 1973 - një ballafaqim 71-ditor  ku me qindra aktivistë indianë të Amerikës pushtuan qytetin në qëndrën e një masakre ndaj indianëve në vitin 1890. Protesta, që synonte njohjen nga qeveria federale të traktateve me indianët autoktonë, përfundoi me vdekjen e dy aktivistëve dhe plagosjen rëndë të një agjenti federal.
 
Pas largimit nga lëvizja në vitin 1980, Russell Means luajti në disa filma përfshi "I fundmi i Mohikanëve", "Vrasës të Lindur Natyrshëm" dhe "Pokahontas".
 
Ai gjithashtu konkurroi për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988, por pa sukses.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive