E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Shëndetësi

Zogjtë shtegtarë dhe ethet hemorragjike

Ethet hemorragjike Crimean-Kongo - të zakonshme në Afrikë, Azi dhe Ballkan - ka filluar të shfaqet në zona të reja të Evropës jugore.

woodchat shrike
woodchat shrike
Madhësia e gërmave - +
Sëmundja virale e quajtur "ethe hemorragjike Krimean-Kongo" - e zakonshme në Afrikë, Azi dhe Ballkan - ka filluar të shfaqet në zona të reja të Evropës jugore.

Tani, një ekip i studiuesve suedeze beson se ka zbuluar se insekte parazitë (në formë morrash a pleshtash) që përhapin këtë virus ngjiten mbas shpendëve shtegtarë.
 

Ky lloj i etheve hemorragjike fillon me simptoma të ngjashëm me të gripit, por sëmundja mund të zhvillohet në gjendje vdekjeprurëse. Insektet e përhapin virusin mes gjitarëve të vegjël dhe kafshëve. Njerëzit mund të infektohen nga pickimi ose kontakti i ngushtë me kafshët bartëse të insekteve të tilla.
 

Një ekip i kryesuar nga shkencëtarë nga Universiteti Uppsala, Suedi, kapi dhe studjoi më shumë se 14 mijë zogj gjatë shtegtimit të tyre të pranverës nga Afrika për në Evropë.

Shkencëtarët mblodhën 747 insekte nga 30 zogj të ndryshëm. Njëri prej këtyre zogjve 'the woodchat shrike" ishte bartës i insekteve të infektuara. Ky lloj zogu dimëron në Afrikën jugore dhe shtegton për stinë të ngrohtë në Evropën qëndore ku ngre fole dhe shumohet.

Kjo është hera e parë që insektet e infektuara me virusin e etheve hemorragjike janë gjetur në zogj shtegtarë.

Sipas njërit prej autorëve të studimit, dr.Erik Salaneck, ky zbulim sjell shpjegim të ri se si ethet hemoragjike dhe sëmundje të tjera virusale mund të përhapen nëpërmjet insekteve në rajone të tjera.
http://astritlulushi.wordpress.com/

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive