E shtunë, 26 korrik, 2014

Lajme / Shëndetësi

SHBA: Zgjerohet biznesi i kontrollit të mushkonjave

x
Faiza Elmasry
Sëmundja që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor është konfirmuar në 48 shtete amerikane. Përhapja e virusit është rezultat i një dimri të butë dhe pranverës së lagësht. Ekspertët e shëndetësisë thonë se një nga mënyrat më të efektshme për parandalimin e kësaj sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse është eliminimi i mushkonjave që janë mbartëse të virusit të Nilit përëndimor. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Faizal Elmasry, ky është lajm i mirë për bizneset e kontrollit të insekteve.

Katër vite më parë, rreth shtëpisë dhe lagjes së Stephanie Sample nga Virxhinia kishte shumë mushkonja.

“Mushkonja futeshin në makinë në momentin që hapja derën dhe pastaj gjatë ngarjes së makinës ato na pickonin”.
 
Prandaj, ajo kërkoi ndihmë nga një kompani që merret me eliminimin e mushkonjave.  Pronari i kompanisë, Damien Sanchez, thotë se spërkatja eliminon mushkonjat dhe ka një ndikim  parandalues.

“Kjo metodë është e efektshme sepse mushkonjat strehohen në brendësi të gjetheve, në hije, rajone të cilat ne i spërkasim dhe në momentin kur mushkonja bien në kontakt me kimikatet ato ngordhin”.

Që kur themeloi kompaninë pesë vite më parë, zoti Sanchez thotë se kërkesat për shërbimet që ai ofron janë rritur, veçanërishtë këtë vit.

“Pas përhapjes së virusit të Nilit përëndimor, njerëzit filluan ta kuptonin rolin e mushkonjave në përhapjen e tij. Kjo bëri që shumë banorë të kërkonin spërkatjen e mjediseve rreth shtëpisë së tyre. Volumi i shitjes u rrit 10 herë më shumë”.

Kjo nuk e befason ekspertin e mushkonjave Jorges Arias, zyrtar i departamentit të shëndetësisë në bashkinë e Fairfaksit në Virxhinia.

“Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve ka raportuar mbi 3 mijë e 100 raste të virusit të Nilit përëndimor në Shtetet e Bashkuara. Deri tani, 130 njerëz kanë vdekur nga ky virus”.

Shumica e njerëzve të infektuar nga virusi i Nilit nuk shfaqin simptoma dhe shërohen plotësisht. Rreth 20 për qind prej tyre kanë dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe temperaturë të lartë.

“Por një për qind e këtij 20 për qindshi mund të marrë infeksione në sistemin nervor dhe mund të preken nga encefaliti ose meningjiti.  Këto janë sëmundje me të rënda. Njerëzit e prekur nga këto sëmundje bien në komë dhe një pjesë e tyre vdesin”.

Entomologjisti flet nga përvoja. Zoti Arias vitin e kaluar u infektua me virusin e Nilit përëndimor. Ai ishte në gjendje kome për 6 ditë dhe ka patur probleme neurologjike. Ai nuk mund të rrinte ulur dhe nuk mund të ecte.

“Isha në terapi për gjashtë muaj dhe pastaj më mori edhe 4 muaj të tjerë për të rifituar aftësinë për të ecur. Tani mund të eci”.

Ai thotë se ndërgjegjësimi  është thelbësor për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Zyra e zotit Arias përgatit dhe shpërndan dhjetëra publikime me informacione për mbrojtjen e individëve dhe familjeve të tyre nga virusi i Nilit perëndimor.

“Përdorni kimikatet që ju mbrojnë nga insektet. Duhet të visheni me rroba me mëngë të gjata, me ngjyrë të çelur sepse mushkonjat pëlqejnë rrobat me ngjyrë të errët. Eliminoni rajonet me ujë rreth shtëpisë suaj ose spërkatni ato me kimikate”.

Këto masa duhet të merren sepse mushkonjat shumëzohen në ujëra të qeta. Industria e kontrollit të mushkonjave ka të ngjarë të ketë shumë punë ndërkohë që virusi i Nilit përëndimor vazhdon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
16.11.2012 12:22
A KA RREZIK NGA KEMIKATET QE SPERKATEN

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Sfidat në veriun e Kosovës, tre vjet pas ndërhyrjes

Në Kosovë, është shënuar tre vjetori i ndërhyrjes në veriun e banuar me shumicë serbe dhe ngjarjet që pasuan atë ndërhyrje
Më tepër

Pentagoni: Rusia do të transferojë armë tek separatistët

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, ngarkesa e re do përbëhet nga sisteme artilerie me kalibër më të madh se më parë
Më tepër

Mogherini: BE e përkushtuar për intergrimin e Ballkanit perëndimor

Ministrja italiane e Punëve të Jashtme Federica Mogherini, në kuadër të turneut të saj ballkanik, ishte sot në Shkup
Më tepër

Rritet fluksi turistik në Sarandë

Rritja është siguruar falë përmirësimit të infrastrukturës dhe të mjaft shërbimeve ndaj vizitorëve
Më tepër

Kostoja e arsimit në SHBA

Dokumentari Ivory Tower flet për koston e lartë të arsimimit në SHBA
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Men watch the runway on the morning of the final MH17 flight arriving at Kuala Lumpur International Airport. Malaysia Airlines retired flight number MH17 after its Amsterdam to Kuala Lumpur flight was shot down over the Ukraine.
  • Palestinian children, some flashing the V-sign, play with the photographer at a United Nations school where hundreds of families have sought refuge after fleeing their homes following heavy Israeli forces' strikes, in Jebaliya refugee camp, Gaza Strip.
  • Relatives of Lebanese passenger Mohamed Akhdar, 23, who was aboard the Air Algerie plane that crashed over Mali on Thursday, mourn at the family's home in the village of Zrairiyeh in south Lebanon.
  • Syrian civil defense workers rescue a man from under the rubble after a Syrian government helicopter allegedly dropped a barrel bomb on the Sakhour eastern neighborhood, in the northern city of Aleppo.
  • Sailors of the Russian Black Sea Fleet march as they prepare for Navy Day celebrations in the Crimean city of Sevastopol. Russia announced Wednesday that it had begun expanding and modernizing its Black Sea fleet based in Crimea with new ships and submarines.
  • A relative carries a portrait of a passenger who died in a TransAsia Airways plane crash Wednesday, at a funeral home on Taiwan's offshore island of Penghu.
  • An Iranian man and woman sit under a mural bearing the holy Kaaba of Mecca and Dome of the Rock of Jerusalem at Palestine square as they wait for the weekly friday prayers during a demonstration in Tehran to mark Quds (Jerusalem) Day.
  • A giant dog is steered through the center of Liverpool, England as she and two other giants, a girl, left, and a grandmother parade for three days telling the story of the city's involvement in World War I.
  • A Muslim woman prays after the last Friday prayers of the holy fasting month of Ramadan at the Jama Masjid (Grand Mosque) in the old quarters of Delhi, India.
  • Tourists cover their bodies with black mud before taking a mud bath at a swimming resort in Suining, Sichuan province, China. The temperature in Suining reached 35 degrees Celsius (95 degrees Fahrenheit) on Friday.
  • A herd of goats graze at the almost dried out Maria Cristina reservoir near Castellon. Spain's southeast is suffering the worst drought after the driest winter in 150 years.
  • Pedestrians look at tropical fish displayed in a fish tank in the window of Sony's showroom in Tokyo's shopping district Ginza. Some 1,000 fish, brought in from the waters around Japan's southern island of Okinawa, will be displayed in the tank through Aug. 31.
  • Laura Halford of Wales jumps during her hoop routine as she competes in the rhythmic gymnastics individual all-around final event at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Tourists crowd Palma de Mallorca's Arenal beach on the Spanish Balearic island of Mallorca. Spain was host to 28 million foreign tourists in the first half of 2014, a 7.3 percent increase over the same period in 2013, according to figures from the Spanish Institute for Tourist Studies.

Interaktive