E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Ekonomi

Parashikime pesimiste për ritmin ekonomik global

Kancelarja gjermane Merkel mbajti një takim në Berlin me krerët e organizmave financiare globale mbi rrugët për rigjallërimin e ekonomisë

Madhësia e gërmave - +
Kancelarja gjermane Angela Merkel mbajti dje një takim në Berlin me krerët e organizmave financiare globale për të diskutuar rrugët për të rigjallëruar ekonominë e ngadalësuar të perëndimit.
 
Christine Lagarde, Drejtore e Fondit Monetar Ndërkombëtar e përshkruan rritjen ekonomike të viteve të fundit si të ngadaltë dhe rimëkëmbjen nga kriza financiare si të vështirë. Ajo u bëri thirrje ekonomive më të mëdha të botës të vazhdojnë konsolidimin.
    
“Duhet një përpjekje e bashkërenduar dhe partneritet mes autoriteteve financiare që duhet të vazhdojnë politika të përshtatshme  financiare, partneritet me qeveritë që duhet të vazhdojnë konsolidimin fiskal me një ritëm të arsyeshëm, që nuk do të thotë përgjigje shabllone për të gjitha situatat, por se duhet të jenë të tilla që të ofrojnë zgjidhje afatgjata për borxhin, si edhe reformat strukturore të nevojshme për të përmirësuar aftësitë konkurruese të ekonomive të zhvilluara”.


Kancelarja Merkel thotë se parashikimi ekonomik nuk është “aq pozitiv sa do të donim”.
Përfaqësues të Organizatës Botërore të Tregëtisë, Bankës Botërore dhe Organizatës për Zhvillim Ekonomik po ashtu morën pjesë në takim.

Kancelarja Merkel thotë se problemi i borxhit evropian u diskutua në vija të përgjitshshme, pa u përqendruar tek Greqia. Ajo thotë se Bashkimi Evropian po pret një rapor për përparimin e reformave në Greqi nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar para se të miratohet një paketë tjetër prej 40 miliardë dollarësh.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se është arritur një pajtim i cili duhet të verifikohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Vetvrasje në Notre Dam

Autoritetet në Paris thonë se një shkrimtar dhe aktivist francez i së djathtës ekstreme vrau veten para altarit të Katedrales
Më tepër

Sekretari Kerry në Jordani

Vazhdojnë përpjekjet për të organizuar një konferencë paqe për Sirinë
Më tepër

Përpjekje rimëkëmbjeje në Oklahoma

Një tornado në këtë shtet shkaktoi shkatërrim dhe të vdekur
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive