E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Bota

Presidenti kinez: Korrupsioni, fatal për partinë komuniste

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti në largim i Kinës Hu Jintao paralajmëroi se korrupsioni mund të jetë fatal në mbajtjen e kontrollit të pushtetit në Partinë Komuniste, ndërsa mbajti fjalën para kongresit të tranzicionit të udhëheqjes kineze tek një gjeneratë e re drejtuesish.
 
Duke folur para më shumë se 2 mijë delegatëve, presidenti Hu tha se partia duhet të sigurojë që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
 
Ai nuk përmendi politikanin e lartë Bo Xilai, i cili është akuzuar për marrje rryshfetesh dhe për mbulimin e përfshirjes së bashkëshortes së tij në vrasjen e një biznesmeni britanik. Rasti ka ekspozuar korrupsionin në nivel të lartë dhe ka nxjerr në pah përçarje të thella brenda partisë.
 
Gjatë kongresit një javor, i 18-ti i partisë komuniste, zoti Hu pritet të largohet nga posti I kryetarit të partisë dhe t’ja kalojë këtë detyrë nënpresidentit Xi Jinping i cili do të marr në dorë presidencën në muajin mars. Drejtuesit e rinj do të përballen me një zemërim të paparë të publikut lidhur me korrupsionin e zyrtarëve dhe zgjerimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve.
 
Sigurimi ka qënë i forte në Pekin që kur filloi kongresi. .
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
08.11.2012 20:13
KORUPSIONI NE PARTINE KOMUNISTE KINEZE ESHTE GALOPANT SEPSE 80% TE PASURISE KOMBETARE KINEZE E KANE UDHEHEQJA KINEZE ,RETH 400 MILION KINEZE JANE TE PASUR RETH 400 MILION KINEZE TE MESME DHE 700 MILION KINEZE TE VARFER NE EKSTREM.KJO ESHTE MINA NE SHPERTHIM ,EDHE PRESIDENTI KINEZ HU Jintao DEKLAROI SE KORUPSIONI ESHTE GALOPANT NE PARTINE KOMUNISTE NGA PANDESHKUSHMERIA NGA LIGJI..


nga: DEMOKRATI nga: TIRANE
08.11.2012 17:13
Po shqiperia kur do ta dorezoje pushtetin gjenerates re qe eshte kalbur nga korrupsioni?

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive