E dielë, 02 gusht, 2015

Lajme / SHBA

Kandidatët për postin e Sekretarit të Shtetit

Clinton / CroatiaClinton / Croatia
x
Clinton / Croatia
Clinton / Croatia
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se ajo do të japë dorëheqjen nga posti i saj ndërkohë që presidenti Barak Obama përgatitet për mandatin e tij të dytë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns i hedh një vështrim kandidatëve të mundshëm që do të do të zëvendësojnë sekretaren Clinton.

Sekretarja Clinton e njoftoi vendimin e saj për t’u larguar, në fillim të këtij viti, duke i thënë punonjësve në Departamentin e Shtetit se ajo ka nevojë për pushim.

“Unë do të qëndroj deri sa presidenti të emërojë dikë tjetër dhe deri sa të mbarojë kalimi i kompetencave te personi i ardhshëm, por pas 20 vjetësh pune në nivele të larta të politikës amerikane dhe të gjitha sfidave që shoqërohen me këto angazhime, kam arritur të kuptoj se jam e lodhur”.

Pas rizgjedhjes së presidentit, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland tha se plani për dorëheqjen ende qëndron.

“Ju keni dëgjuar shumë herë sekretaren Clinton duke thënë se ajo ka në plan të qëndrojë në detyrë deri sa të mbarojë kalimi i detyrave te pasuesi i saj dhe pastaj ajo do të kthehet në jetën private dhe do të pushojë, do të merret me shkrime dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.

Kush do të zgjidhet nga Presidenti Obama për të zëvendësuar zonjën Clinton?
Senatori nga shteti Masaçusets John Kerry është konkurrent kryesor për këtë post. Si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ai është aktiv në politikën e jashtme amerikane, veçanërisht në Pakistan dhe Afganistan. Si një ish kandidat presidencial, ai gëzon të njejtën njohje që gëzonte zonja Klinton për të avancuar synimet amerikane.

Ai është njeriu që Presidenti Obama zgjodhi për ta ndihmuar në përgatitjet për debatet me kandidatin republikan Mitt Romney dhe fushata e zotit Obama e ka përdorur senatorin Kerry në një reklamë politike anti-Romney.

“Romney thotë vetëm gjëra që nuk janë të vërteta apo të papërgjegjshme dhe është i gatshëm që për arsye politike të vërë në rrezik politikën tonë të jashtme”.

Pengesë për zotin Kerry mund të jetë vendi i tij në senat. Çdo president që zgjedh një senator për një post në kabinetin e tij merr parasysh ruajtjen e shumicës së partisë së tij në Kongres.  Sidomos tani kur demokratët kanë një shumicë të vogël në Senat.
Senatori republikan i shtetit Masaçusets Scott Brown e humbi me rezultat të ngushtë garën për t’u rizgjedhur këtë javë. Nëse John Kerry merr postin e sekretarit të Shtetit,  zoti Brown do të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar senatorin Kerry.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice është një tjetër pretendente e rëndësishme për të zëvendësuar sekretaren Clinton.

Pjesa më e madhe e punës diplomatike në Nju Jork pasqyron atë që ndodh në skenën botërore, prandaj posti i ambasadores në OKB është përgatitje e mirë për postin e sekretares së shtetit. Ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright ndoqi këtë rrugë.

Por emërimi i zonjës Rice për postin e Sekretares së Shtetit mund të shkaktojë kritika të mëdha nga republikanët në Senat në lidhje me trajtimin nga admistrata e presidentit Obama të  sulmit terrorist të shtatorit kundër konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë ku u vranë katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens.

Nuk ka prova që e lidhin ambasadoren Rice me vendimet rreth sigurisë në Bengazi. Por, pas sulmeve në Bengazi, ambasadorja Rice ishte zëri kryesor i administratës së presidentit Obama në rrjetet televizive në të cilat ajo ka përsëritur pretendimin se dhuna u shkaktua nga demonstratat kundër një videoje në internet që tallet me profetin Muhamed. Që atëherë ky version i shpjegimit të ngjarjeve është tërhequr. Malou Innocent është analist i politikës së jashtme në Institutin Cato në Uashington.

“Ka ende shumë pyetje rreth sulmit terrorist nga militantët në Bengazi, dhe unë mendoj se mund të jetë problematike. Megjithatë, ajo do të mbetet një konkurrente e fortë për postin dhe do të shohim se çfarë do të  ndodhë gjatë konfirmimit të saj në Senat”.

Një tjetër kandidat i rëndësishëm për të zëvendësuar sekretaren Clinton është Tom Donilon, i cili tani është këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Posti i tij ka të bëjë kryesisht me politikën e jashtme të presidentit dhe këtë post me parë e kanë mbajtur edhe Henry Kissinger, Colin Powell, dhe Kondoliza Rajs para se të bëheshin sekretarë shteti.

Zoti Donilon është një veteran i administratës së ish presidentit Bill Klinton,  ku ai ka punuar për zgjerimin e NATO-s dhe më 1995 ishte i përfshirë në përpjekjet për arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në ish-Jugosllavi.

Nuk ka asnjë afat kohor për dorëheqjen e Sekretares Clinton. Por presidenti Obama mund të emërojë një kandidat për zëvendësimin e saj para përfundimit të vitit në mënyrë që pasuesi i sekretares Clinton të jetë i pranishën në ceremoninë e betimit të presidentit në janar të vitit të ardhshëm.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ismet nga: londer
13.11.2012 21:56
Zonjes se madhe Clinton i urojm shendet dhe qdo te mire ne jet.Ajo bash me burrin e vet Clinton kan kontribu shum per qeshtjen shqiptare,zoti i bekoft familjen,zoti e bekoft ameriken.


nga: Vladimir nga: Shqiperi
11.11.2012 08:39
Shqiptaret qene me fat qe historikisht kishin miq te medhenj ne Amerike, te tille si Klintonet, Bushet, Bob Doll, etj etj. Zoti i bekofte, se pa keta miq Shqiptaret nuk do ishin ketu ku jane sot.


nga: ahmet hallvaxhiu nga: tirane/shqiperi
10.11.2012 09:54
Mikesha e shqiptareve,pas nje pushimi te shkurter,do te mund te rikthehet edhe me fuqishem ne zgjedhjet e tjera presidenciale.! Me nje kapacitet te tille,me nje keshilltar si Bill Klinton,patjeter ajo ka se cfar ti jape edhe me shume popullit amerikan por edhe botes mbare.!
Nder e respekt per kete grua te madhe te nje kombi te madh.!
Jeta eshte e shkurter.Veprat e bejne njeriun te pavdekshem,te kujtohet gjate ne histori.!
Ing.Ahmeti


nga: Anonim
10.11.2012 08:20
ZONJA HILLARI KLINTON ESHTE NJE LIDERE ME PERMASA BOTERORE NE DIPLOMACI E ADHUROJNE TE GJITHE DHE KA BERE NJE PUNE SHUME TE MADHE PER KOMBIN AMERIKAN DHE BOTEN ESHTE VETMJA GRUA QE UDHETON ME MIJRA KILOMETRA NEPER BOTE DHE LEN GJYRME NE PUNEN E SAJ..AJO DO TE LARGOHET POR ESHTE E DASHUR PER SHQIPETARET..ZOTI E BEKOFTE KU DO QE TE JETE..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
02.08.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Harlemi dhe historia e banorëve të tij

Lagjia historike amerikane është destinacion i rëndësishëm për turistët
Më tepër

Manastiret në jug të Shqipërisë në vëmendjen e studiuesve

Manastiri i Mesopotamit dhe i Dyzet Shenjtorëve në Sarandë synohet të kthehen në qendra të vizitueshme për turistët.
Më tepër

Kosovë: Parlamenti voton të hënën Gjykatën e Posaçme

Krijimi i saj kundërshtohet nga opozita si cënuese e sovranitetit të vendit
Më tepër

Imazhe të kafshëve të rrezikuara, në fasadën e Empire State

Foto të Luanit Cecil dhe kafshëve të tjera të rrezikuara u shfaqën me projektor si pjesë e një promovimi për dokumentarin “Racing to Extincion”, “Gara drejt zhdukjes”
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A full moon, known as the Blue Moon, is seen next to the Statue of Liberty in New York. The Blue Moon effect refers to the second full moon in a calendar month.
  • Local residents perform ahead of the International Olympic Committee's announcement of the winning city for the 2022 Winter Olympics bid, at a square in Chongli county of Zhangjiakou, jointly bidding to host the Games with China's capital, Beijing.  Beijing becomes the first city to be awarded both summer and winter Games.
  • Angelina Jolie, right, pays respect to Buddhist novice monks upon arrival at a monastery to meet with religious leaders from the Myanmar Interfaith Group in Yangon. The Hollywood actress arrived in Myanmar, for her first visit to the country Thursday to learn more about the situation in the country and encourage efforts to build a peaceful and inclusive future for all its people.
  • A Palestinian man inspects a house that was badly damaged in a suspected attack by Jewish extremists on two houses at Duma village near the West Bank city of Nablus. The fire in the Palestinian home killed an 18-month-old baby and seriously injured several other family members, an act that Israel's prime minister described as terrorism.
  • Tania Cagnotto of Italy is seen underwater during the Women's 3m springboard semi-final at the Aquatics World Championships in Kazan, Russia.
  • Lava flows out of the Piton de la Fournaise volcano as it erupts on the French island of La Reunion in the Indian Ocean. The Piton de la Fournaise started to erupt at 10 am local time in the Faujas crater northeast of Dolomieu.
  • A Nepalese man stands on a foot bridge destroyed by flood waters in Thulakhet, near Pokhara in Nepal. Landslides caused by heavy rains buried several mountain villages in Nepal on Thursday.
  • The sun rises over an area smothered with smoke from the Rocky Fire in Lower Lake, California. Over 900 firefighters are battling the fire has burnt over 15,000 acres since it started on Wednesday. The fire is currently five percent contained and has destroyed three homes.
  • A poll worker waits for voters at a polling station in Antananarivo during municipal elections in Madagascar. Some 1,695 communes will go to the polls to elect their mayors and councilors, a test for President Hery Rajaonarimampianina who may see his opponents take the mayor's office in the capital city.
  • Models display creations by Indian designer Anju Modi at the Amazon India Couture Week 2015 in New Delhi, India.
  • A woman stands at the Great Britain pavilion at the 2015 Expo in Rho, near Milan, Italy.
  • Sheepdog Glenn chases a Suffolk cross sheep at the 2015 Welsh National Sheep Dog Trials at Llanvetherine in Wales.
  • Hot air balloons fly over the Chambley Airbase, northeastern France, during the international hot air balloons event, "Lorraine Mondial Air Ballons, in Hageville.
  • A girl plays inside dinosaur jaws during the opening of the Dinosaur Park in Minsk, Belarus.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.