E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Shqipëria ka disa ditë kohë të përmbushë kërkesat e KE

x
Madhësia e gërmave - +
Shqipëria ka vetëm disa ditë kohë për të përmbushur kërkesat e Komisionit europian në mënyrë që t’i hapë rrugë propozimit për dhënien e statusit të vendit kandidat.



Por palët politike gjenden ende larg një kompromisi për miratimin e ligjit për nëpunësin civil, gjykatën e Lartë dhe rregulloren e parlamentit. Cështja e zhbllokimit të situatës për qarkun e Fierit është ende një pengesë serioze e po ashtu edhe një pikë në rregulloren e parlamentit që lidhet me hapësirën e opozitës për të patur mundësinë e përgjigjes ndaj cdo ndërhyrjeje të kryeministrit. Të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën si përgjegjëse të bllokimit të situatës.
 
Seanca e ardhshme parlamentare e së enjtes mund të konsiderohet si mundësia e fundit që Shqipëria të përmbushë kërkesat e Brukselit për dhënien e statusit. Komisioni europian ka bërë një rekomandim pozitiv në tetor por duke e kushtëzuar me miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, atë të Nëpunësit civil dhe Rregulloren e parlamentit, dhe përpara mbledhjes së Këshillit të ministrave të vendeve anëtare, Komisioni duhet që javën e ardhshme të informojë nëse këto kushte janë plotësuar.
 
Por situata politike në vend nuk duket aspak premtuese. Të dyja palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre. Ligji për Gjykatën e lartë ka mbetur i bllokuar nga problemi i qarkut të Fierit, për të cilin opozita thotë se janë një seri vendimesh gjykate që i japin të drejtë asaj.

Kryeministri Sali Berisha përsëriti variantin e mbajtjes së mocionit të mosbesimit ndaj përfaqësuesve të shumicës në qarkun e Fierit, një praktikë të cilën vetë socialistët tha ai e kanë aplikuar në disa komuna e bashki të këtij qarku. "A mund të ketë praktike më ligjore, më të drejtë, por edhe me dinjitoze se ajo që unë i ofroj zotit Rama? Unë i ofroj zotit Rama, atë praktikë, për të cilën ai  ka mbledhur firmat, për ta praktikuar në Dermenas, në Bashkinë e Divjakës,  e ka praktikuar në Komunën Bubullimë dhe ka dashur ta praktikojë në Komunën  Fier-Shegan", tha zoti Berisha.  
 
Por socialistët kanë refuzuar këtë propozim i cili sipas tyre është anti ligjor pasi për këtë cështje këmbëngulin ata janë shprehur gjykatat. Një tjetër ngërc është edhe reforma parlamentare e mbetur pezull vetëm në përcaktimin e ndërhyrjeve në parlament të kreut të opozitës ndaj deklarimeve të kryeministrit. Zoti Berisha ka thënë se ka rënë dakort që replika e opozitës të jetë 10 minuta e jo dy sa c’është tani. Por socialistët këmbëngulin se cështja shtrohet te trajtimi i barabartë dhe jo te koha e se sipas tyre e drejta e replikës duhet të jetë ndaj cdo ndërhyrjeje të kryeministrit. Por sipas zotit Berisha kjo do të barazonte kreun e opozitës me atë të qeverisë dhe kjo nuk mund të ndodhë.
 
Kryeministri I bëri thirrje opozitës të mos bllokojë procesin e integrimit. "Edhe njëherë i bej thirrje, pasi ditën e enjte është afati i fundit. Ligjet janë gati. Le të ulen sëbashku, përfaqësuesit e grupeve të komisioneve dhe në prag të këtij përvjetori të madh, por edhe në prag të një  vendimi që pritet, në datën 20, nga Komisioni Europian, të përmbushim detyrimin tonë ndaj vendit".
 
Por socialistët fajësojnë direkt kryeministrin për bllokimin e mundshëm të dhënies së statusit pasi sipas tyre me ngërcin e qarkut të Fierit ai po dëshmon mosrespektin e shtetit të së drejtës, një nga objektivat kryesore të Brukselit.
 
Me miratimin e dy ligjeve dhe reformës parlamentare Shqipëria do të plotësonte të paktën detyrimet e saj direkte, duke i hapur rrugë propozimit të pakushtëzuar të Komisionit dhe gjithshka do të ishte më pas në dorën e vendeve anëtare ku megjithate nuk mungon skepticizmi ndaj plotësimit të angazhimeve nga ana e Shqipërisë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: gjergj fishta nga: shkoder
13.11.2012 16:37
Jeta e shqiptareve denohet nqs opozita luan rolin e nje greve politike,kur ka bojkot ligjesh i bie qe opozita te jete ne greve urie dhe shfrytzon rastin qe kryeministri yne paranonjak te bindet?
Ne fund humb populli shqiptar pavaresisht se deputetet marrin rrogat me taksat e popullit shqiptar dhe atij evropian?


nga: bio metri nga: Tirane
13.11.2012 15:18
Berisha i thote Rames qe po e mban peng integrimin me Fierin. Pra ky Rama duhet prape me u terheq sic ben gjithmone. Nje pyetje per Saliun: Pse mos themi qe po e mban ti peng integrimin me fierin? Terhiqe TI kandidatin tend qe e ka marre pushtetin ne fier ne tavoline jo sipas vullnetit te votueve fierake. Terhiqe TI dhe hapi rruge integrimit


nga: Ollga nga: Canada
12.11.2012 22:46
Nderkombetaret jan bere te neveritshem me gjoja kushtet,Sali Berisha i mori te gjitha pushtetet dhe nuk respekton asnje ligj dhe vendim gjykate kur si pelqen,kurse Washingtoni dhe Brukseli i bien fyellit ne nje vrime.E cfar rendesie kan ato ligje kur cdo gje varet nga oreksi i Saliut?!


nga: Ilir nga: UK
12.11.2012 21:51
Pengese per Shqiperine eshte krimi i organizuar, korrupsioni dhe pabarazia para ligjit.

Tentativa per ti dhene ngjyre politike debatit eshte ofenduse dhe nuk prek problemet e thella shqiptare.


nga: Anonim
12.11.2012 18:53
PRESIDENTI I REPUBLIKES TE SHQIPERISE Z NISHANI DUHET TI THERASE TE DY LIDERET Z SALI BERISHA DHE Z EDI RAMA PER TE BERE KOMPROMISIN HISTORIK NE MIRATIMIN E TRE LIGJEVE DHE MARJEN E STATUSIT KANDIDAT PER NE BE..Z NISHANI SI KRYETAR I KLD TE VER NE PUNE POSTIN QE TE KANE DHENE ZBATO VENDIMIN E GJYKATES TE LARTE PER QARKUN E FIERIT,MOS U BEJ SEHIRXHI SEPSE HISTORIA DO TE DENOJE,NE REGULLOREN E PARLAMENTIT DUHET TE NEGOCOHET QE KOHA DUHET TE JETE E BARABARTE MIDIS POZITES DHE OPOZITES..Z NISHANI JE KREU I SHTETIT DHE KRYETAR SIGURISE KOMBETARE ZBATO VENDIMET E GJYKATES TE LARTE PER QARKUN E FIERIT..Z NISHANI MER NE DORE SEPSE NE DORE ORGANET E SIGURISE KOMBETARE PER TE LUFTUAR KRIMIN E ORGANIZUARE DHE VECANRISHT NE FSHATIN LAZARAT MBILLET CANABIS SATIVA DHE SHITET NE GREQI..NUK MUND TE NDESHKOHEN NE MENYRE KOLEKTIVE TE GJITHE SHQIPETARET PER NJE FSHAT..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Gjermanët jo më perfektë

Aeroporti i ri i Berlinit duhet të ishte hapur që para një viti, por mund të mos fillojë të funksionojë deri në vitin 2017
Më tepër

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Më tepër

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive