E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

Ligjvënësit kërkojnë më shumë për skandalin Petraeus

x
Madhësia e gërmave - +
Ligjvënës amerikanë me ndikim nga të dyja partitë po kërkojnë më shumë informacione rreth hetimeve të FBI-së që çuan në dorëheqjen javën e kaluar të drejtorit të CIA-s David Petraeus. Ata thonë se duhet të ishin informuar mbi hetimin që kishte nisur ndaj shefit të CIA-s dhe ngritën pikëpyetje lidhur me trajtimin e çështjes nga FBI-a. Të ndjekim disa nga komentet e tyre:                                                          

Zoti Petraeus, i cili mori drejtimin e CIA-s vitin e kaluar, dha dorëheqjen nga agjencia e zbulimit të premten, pasi u zbulua se kishte marrëdhënie jashtëmartesore me biografen e tij, Paula Broadwell.         
        
Kryetarja e Komisionit të Senatit për Zbulimin, demokratja Diane Feinstein, tha se ajo dhe bashkëpunëtorët e saj në Dhomën e Përfaqësuesve duhet të ishin informuar mbi hetimin e FBI-së. 
 
“Kjo çështje mund të kishte patur ndikim në sigurinë kombëtare. Duhet të ishin informuar drejtuesit e komisioneve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Kjo ka ndodhur më parë, jo njëlloj si ky rast, por dua të theksoj se askush prej katër pjestarëve të komisioneve nuk e ka shkelur kushtin për ta mbajtur sekret çështjen.”  
 
Lidhja mes gjeneralit Petraeus dhe zonjës Broadwell u zbulua pasi FBI filloi të hetonte e-mailet kërcënuese dërguar nga Broadwell ndaj një gruaje tjetër të identifikuar si mike e familjes Petraeus. Drejtuesi i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare, republikani Peter King, po ashtu ngriti pikëpyetje lidhur me trajtimin e çështjes nga FBI-a.

“Drejtori i FBI-së njofton presidentin ose Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa më parë të jetë e mundur. Duket që kjo ka ndodhur prej disa muajsh, ndërkohë që tani thonë se FBI nuk e kuptoi deri ditën e zgjedhjeve se gjenerali Petraeus ishte i përfshirë. Nuk të çon në këtë përfundim ky lloj hetimi, hetimi i emailave që lidhen me drejtorin e CIA-s dhe dashja e katër muajve që të zbulohej se drejtori i CIA-s ishte i përfshirë.” 

Zoti Petraeus pritej të dilte para Kongresit këtë javë për të dëshmuar rreth sulmeve ndaj konsullatës amerikane në Benghazi të Libisë, ku humbën jetën ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre kolegë të tij. 
 
Nëndrejtori i CIA-s, Michael Morell ka marrë tani drejtimin e agjencisë. Ai do të dëshmojë në vend të gjeneralit, por ligjvënësit thonë se zotit Petraeus mund t’i kërkohet të dëshmojë më vonë.  
 
Zoti Petraeus është një gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane i dalë në pension, i cili është vlerësuar për drejtimin e forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe për mënyrën se si ai e trajtoi luftën kundër elementeve ekstremistë në Irak
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive