E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Lidhja Arabe mirëpret koalicionin opozitar sirian

Lidhja Arabe e mbledhur në Egjipt, u kërkoi grupeve rajonale dhe ndërkombëtare t’a njohin koalicionin e ri.

league
league
Madhësia e gërmave - +
Lidhja Arabe ka mirëpritur formimin e një grupi të ri opozitar sirian, por nuk i ka dhënë atij njohje të plotë si përfaqësues të popullit sirian.
 
Lidhja Arabe e mbledhur në Egjipt, u kërkoi grupeve rajonale dhe ndërkombëtare t’a njohin koalicionin e ri.
 
Më parë të hënën, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i përbërë nga 6 vende,  u bë i pari që e njohu zyrtarisht kolalicionin opozitar sirian që kërkon të rrëzojë presidentin Bashar al-Asad.
 
Gjithashtu të hënën, ushtria izraelite tha se një prej tankeve të saj qëlloi në Siri në përgjigje të predhave nga Siria që ranë në zonën e kontrollura nga izraelitët në Lartësitë Golan.
 
Ka dy ditë që Izraeli i përgjigjet zjarrit të çrregullt sirian, siç shprehën zyrtarët izraelitë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive