E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Rama thërret tryezën e partive

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
Në Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama propozoi sot pasdite thirrjen e një tryeze të partive parlamentare, ditën e nesërme, për të zhbllokuar situatën në qarkun e Fierit dhe për t’i hapur kështu rrugë miratimit të akteve të kërkuara nga Brukseli për dhënien e Statusit të vendit kandidat
Socialistët pretendojnë se për drejtimin e qarkut të Fierit janë një seri vendimesh gjykatash që i kanë dhënë të drejtë atyre, porse shumica sipas tyre nuk po I njeh këto vendime. Por shumica thotë se proceset gjyqësore për këtë cështje nuk janë mbyllur ende dhe ka propozuar si zgjidhje mocionin e mosbesimit ndaj anëtarëve të qarkut, një propozim që është refuzuar nga opozita pasi sipas saj për cështjen janë shprehur gjykatat. Në një deklaratë publike socialistët shprehen se “problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhë politika”.
Parlamenti shqiptar duhet të miratojë në seanën e së enjtes ligjin për Gjykatën e Lartë, atë të Nëpunësit civil dhe reformën parlamentare për të cilën gjithashtu ka mosmarrëveshje mes palëve. Në deklaratën e partisë socialiste thuhet se “kryetari Rama është i gatshëm të ulet në tryezë së bashku me të gjitha forcat parlamentare qeverisëse dhe opozitare për të trajtuar këtë problem në një përpjekje vullnetmirë për t'i hapur rrugë zbatimit të vendimit të gjykatës dhe po ashtu miratimit të tre akteve që kërkojnë votën e opozitës”.
Palët janë përfshirë në akuza reciproke mbi përgjegjësinë e humbjes së mundësisë për marrjen e statusit. Sipas zotit Rama, “kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje deri në fund”, nënvizon deklarata e partisë socialiste.
 
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
13.11.2012 22:20
Z EDI RAMA KA KERKUAR TRYEZE PARTIVE TE KUALICIONIT Z BERISHA,Z META DHE Z IDRIZI ,QELLIMI ESHTE TE ZBATOHEN VENDIMET E GJYKATES TE LARTE PER QARKUN E FIERIT DHE TE VOTOHEN TRE LIGJET..Z EDI RAMA KETU KA TREGUAR QYTETARI TRYEZA DHE KOMPROMISI ESHTE QYTERIM EVROPIAN..


nga: Skenderbeu nga: Gjermanija
13.11.2012 19:52
Sali Berisha duhet ti jape randesi fuksionit te kryeministrit te Shqiperis dhe ti bind opoziten se asht ne sherbim te Shqiperis e jo interesave peronale e partijake .Edi Rama si kryebashkiak i Tiranes ka merita per suksesin qe e ka arritur Tirana dhe ai udhheq partin e dyte me te forte ne Shqiperi.Edi Rama nese i sherben Shqiperis ne mbushjen edhe te 12 standarteve qe kerkon Europa ka nji shanc reale te behet kryeminister i ardhshem i Shqiperis.Kjo vlen edhe per Sali Berishen qe te dal fitus ne zgjedhjet e reja ne Shqiperi.Shqipetaret do te jene ata te cilet me voten e tyre do te vendosin se kush do te jete kryeminister i ardhshem i Shqiperis.Shqiperija ka pasur rastin te kete te njetin fat si Kroacija.Por qeverija e Shqiperis parlameti partit politike gjykatat dhe sistemi i drejtesis nuk kan arritur ti permbushin ende standartet europjane.Si pasoj e byrokracis korrupcionit monoplit te Sali Berishes i cili nuk mer serioz permbushjen e standarteve Europjane dhe nuk deshiron te shiqoj as te ndegjoj as per Shqiperin as per Kosoven por hesht asht ne sherbim te fqinjeve shqipetare.Asht koha qe edhe shqipetaret te kerkoj te drejtat e tyre si kombe te shpetohet ajo qe ka mbetur minimumi nga nji shtet i madhe Illirija illyricum ne nji Shqiperi te vogel minimum.Dialogu per te ardhmen e shqipetareve se si do te jetojn duhet te filloj te rrezohen kufijt ne mes shqipetareve edhe de jure de fcto nuk egzistojn.Rama duhet ti trgoj aftesit se mundet te ndryshoj Shqiperin.Asht koha qe edhe shqipetaret te gezoj te drejtat e njeta si fqinjet e tyre,

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive