E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

CIA hedh poshtë zërat për burgje sekrete

Në janar të vitit 2009, Presidenti amerikan Barak Obama ia hoqi CIA-s kompetencat për të mbajtur të burgosur.

Agjentë të FBI-së duke kontrolluar banesën e Paula Broadwellit
Agjentë të FBI-së duke kontrolluar banesën e Paula Broadwellit
Madhësia e gërmave - +
Agjencia amerikane Qendrore e Zbulimit hedh poshtë një pretendim nga ish dashnorja dhe biografja e ish-drejtorit të CIA-s David Petraeus se CIA kishte mbajtur të ndaluar militantët në Libi para sulmit të shtatorit në Konsullatën Amerikane në Bengazi.
 
Zëdhënësi i CIA Preston Golson tha se "çdo sugjerim se agjencia është ende në biznesin e paraburgimit është i painformuar dhe pabaza".
 
Në janar të vitit 2009, Presidenti amerikan Barak Obama ia hoqi CIA-s kompetencat për të mbajtur të burgosur. Vendimi thotë se CIA nuk mund të ketë burgje sekrete rreth botës.
 
Në një fjalim muajin e kaluar në Universitetin e Denverit, biografja e ish shefit të CIA-s, Petraus, Paula Broadwell tha se sulmi në Benghazi ishte një përpjekje për të çliruar militantët libianë që mbaheshin në një aneks të CIA-s në qytet. Katër amerikanë u vranë në atë sulm, duke përfshirë ambasadorin e SHBA në Libi, Christopher Stevens.
 
Universiteti postoi një video të fjalimit në YouTube, ku Paula Broadwell thotë se informacioni "ende është duke u verifikuar", por nuk thotë se nga e ka marrë informacionin. Disa raporte sugjerojnë se Broadwell mund t'i ketë marrë të dhënat nga Fox News, rrjet televiziv që ajo e ka cituar si burim për informacione të tjera.
 
Për shkak të marrëdhënies së Broadwellit me Petraeus dhe çfarë ajo ka përshkruar si "qasje të paparë" ndaj gjeneralit me 4 yje, disa kanë ngritur shqetësime nëse Paula Broadwell mund të ketë pasur qasje në informata të klasifikuara apo sekrete
 
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se FBI-ja ka përcaktuar se nuk kishte asnjë shkelje të sigurisë si rezultat i marrëdhënieve Petraeus - Broadwell. Por të hënën, agjentët e FBI-së hynë në shtëpinë e Broadwellit në Charlotte të Karolinës së veriut. Agjentët u panë duke mbajtur çanta dhe kuti të mbushura me dokumenta, ndërsa dolën nga shtëpia të cilën Paula Broadwell e ndan me bashkëshortin e saj dhe dy djemtë e tyre
 
Ajo nuk është parë në shtëpi që nga e premtja e kaluar kur zoti Petraeus dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të CIA-s.
 
Ekzistojnë gjithashtu raporte se hetuesit gjetën dokumente të klasifikuara në kompjuterin e Broadwellit. Thuhet se materialet kishin lidhje me Afganistanin, ku zoti Petreas ishte komandant i forcave amerikane dhe të NATO-s, dhe kur Paula Broadwell ishte duke shkruar biografinë e tij. Gazeta The New York Times citon një zyrtar anonim të ketë thënë se si Paula Broadwell edhe David Petraeus kanë mohuar se ai i kishte dhënë asaj dokumente.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Flamengoja amerikane

Në një vend imigrantësh me një kulturë të shumëllojshme, nuk është e papritur që muzika amerikane të jetë gjithashtu një përzjerje ndërkombëtare
Më tepër

Westerwele shkon në Beograd dhe Prishtinë

Shefi i diplomacisë gjermane do të nxitë palët që të pajtohen për rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve
Më tepër

Emigrantët shqiptarë kthehen nga Greqia

Disa dhjetëra familje të emigrantëve shqiptarë që po kthehen nga Greqia po fillojnë në Shqipëri të ngrenë ferma të vogla bujqësore.
Më tepër

Gratë kryefamiljare në vështirësi

Një grup grash hapën një ekspozitë me punimet e tyre artizanale, mbështetur në traditën popullore të Malësisë.
Më tepër

Fushata, Kuvendi i socialistëve hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive