E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Evropë

Franca njeh koalicionin opozitar sirian

HollandeHollande
x
Hollande
Hollande
Madhësia e gërmave - +
Franca është vendi i parë evropian që e njohu koalicionin opozitar sirian të sapoformuar dhe thotë se mund të konsiderojë armatosjen e rebelëve.
 
Presidenti francez Francois Hollande, tha të martën se koalicioni opozitar sirian  është përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit sirian dhe një qeveri e ardhshme e Sirisë demokratike.
 
Z. Hollande tha se Franca do t'a shikojë çështjen e shitjes së armëve për rebelët sa më shpejt që koalicioni të formojë një qeveri kalimtare.
 
Gjashtë vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit e njohën grupin opozitar sirian të hënën.
 
Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner e quajti koalicionin një përfaqësues legjitim të popullit sirian. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin se si grupi organizon veten dhe nëse arrin të jetë një përfaqësues efektiv.
 
Vende të tjera evropiane dhe Lidhja  Arabe kanë thënë gjithashtu se e mbështesin koalicionin e ri, por nuk janë të gatshëm për të dhënë njohje të plotë.
 
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë ngurruar për të armatosur rebelët sirianë, duke thënë se rebelët kanë qenë të paorganizuar. Evropa dhe Amerika gjithashtu shqetësohen se armët mund të bien në duart e militantëve islamikë.
 
Anëtarët e opozitës siriane ranë dakord në një takim të dielën në Doha për të formuar koalicionin e ri mes grupeve të ndryshme opozitare për luftuar për rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive