E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Zyrtarë të lartë amerikanë dëshmojnë në Kongres

Ish drejtori i CIAs do të dëshmojë para një komisioni të kongresit rreth sulmit në Benghazi të Libisë, një javë pasi dha dorëheqjen

x
Madhësia e gërmave - +

Zyrtarët amerikanë të zbulimit dhe të luftës kundër terrorizmit po dëshmojnë para kongresit rreth sulmit vdekjeprurës të 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Benghazi të Libisë.
 

Komisioni i Senatit për Zbulimin po zhvillon një seance me dyer të mbyllura për sulmin i cili rezultoi në vdekjen e ambasadorit amerikan Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë diplomatik. Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve po dëgjon dëshmi nga ekspertë të politikës së jashtme.
 

Shumë ligjvënës kanë ngritur shqetësime rreth mundësisë së një sigurimi jo të mjaftueshëm në konsullatë dhe nëse administrata Obama më pas u përpoq të fshihte informacione për të mënjanuar ndonjë gafë para zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit.

Ish drejtori i CIAs Petraeus do të dalë para Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve të premten, ekzaktësisht një javë pasi dha dorëheqjen që pasoi një hetim të FBIsë që zbuloi lidhjen e tij jashtë martesore me biografen, Paula Broadwell, dhe ngriti shqetësime rreth mundësisë së shkeljes së sigurisë kombëtare.
 
Petraeus ka rënë dakort gjithashtu të dalë para Komisionit të Senatit për Zbulimin. Por kryetarja e këtij komisioni, senatorja Diane Feinstein, tha se dëshmia e tij nuk është planifikuar ende. 


Ndërkohë kryetarja e komisionit për marrëdhëniet me jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve Ileana Ros-Lehtinen tha se sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të dëshmojë para komisionit muajin e ardhshëm.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive