E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Aktakuzë kundër Fatmir Limajt

Një prokuror i EULEX-it ngriti sot akuzë kundër zotit Limaj dhe gjashtë të tjerëve për siç thuhet krim të organizuar dhe korrupsion

x
Madhësia e gërmave - +
Besim Abazi
Një prokuror i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin ligjit, ka ngritur aktakuzë kundër deputetit Fatmir Limaj dhe gjashtë të tjerëve, nën dyshimet për krim të organizuar dhe korrupsion.

Në një njoftim të EULEX-it thuhet se akuza ka të bëjë me periudhën kur zoti Limaj, nënkryetar i Partisë Demokratike, ishte ministër i Transportit dhe telekomunikacionit në qeverinë e Kosovës.

Veprimet që u vihen në barrë të akuzuarve kanë ndodhur gjatë periudhave kohore midis vitit 2008 dhe  2012.

Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj, akuzohen, mes tjerash, për siç thuhet “manipulimin e procedurave të tenderëve, dhënien dhe marrjen e ryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmive në lidhje me tre tenderë në Ministrinë e Transportit dhe telekomunikacionit, ndërsa dëmi ndaj buxhetit të kësaj ministrie llogaritet të jetë rreth dy milion euro”.

Fatmir Limaj, akuzohet gjithashtu për “mosdeklarimin e parave në kohën që konkurronte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007 si dhe për vepra të tjera penale”, thuhet në njoftim.

Ngritja e akuzës pasoi një periudhë të gjatë hetimesh që filluan në prill të vitit 2010, kundër zotit Limaj, nën dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit. Kjo ministri ishte përgjegjëse për ndërtimin e rrugëve, përfshirë edhe autostradën që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Ndërkaq, në maj të këtij viti, ai u shpall i pafajshëm në lidhje me një aktakuzë për krime të luftës së vitit 1999. Zotit Limaj në shtator të vitit të kaluar ju hoq imuniteti si deputet për shkak të procesit gjyqësor, i cili përfundoi me pafajësinë e tij dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij që akuzoheshin për krime lufte.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaroi atëbotë se deputetët e Parlamentit të Kosovës nuk kanë imunitet për veprimet jashtë fushëveprimit të tyre.

Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: sami nga: Kosove
16.11.2012 16:45
More z. Gjonbalaj keni te drejte. Sa lirohet nga nje barre Limaj ja hedhin tjetren


nga: Anonim
16.11.2012 14:19
Fatmir Limaj eshte bere nje nga politikanet kosovare qe po permendur per korupsion dhe marje rushfeti.atehere organet e zbatimit te ligjit Euleks te hetojne dhe ne rastese provohen akuzat te vuaje denimin e merituar,Drejtesia te vihet ne pune per te dhene drejtesi ne Kosove,,per liderin Fatmir Limaj...


nga: Uc Gjonbalaj nga: USA
16.11.2012 13:02
Lajmet ne vazhdim per arrestimin dhe lirimin e Fatmir Limajt jan bere te merzitshme. Jane bere bajat. Te len pershtypjen se po te largohej Fatmir Limaj nga Kosova qdo gja do te rregullohej.Si duket Fatmir Limaj eshte nje super njeri me interes te veqant per ligjin. Ligji ne kosove perseri mundohet me budallaqe te reja me e permirsue imaxhin e keq te fituar ne vite.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive