E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Ivo Sanader shpallet fajtor

x
Madhësia e gërmave - +
Një gjykatë kroate ka dënuar kryeministrin kroat Ivo Sanader me 10 burg nën akuzat për korrupsion.

Gjykatësit e një gjykate në Zagreb e shpallën fajtor zotin Sanader për pranim të rryshfetit me vlerën e mbi 6 milionë dollarëve nga një kompani hungareze e naftës në këmbim të së drejtës për të kontrolluar kompaninë shtetërore kroate të naftës.

Gjykata gjithashtu e dënoi zotin Sanader për marrjen e tarifave me vlerën e 700 mijë dollarëve nga një bankë austriake, gjatë kohës kur ai ishte ministër i mbrojtjes.

Zoti Sanader nuk shprehu emocione sot, ndërsa lexohej dënimi kundër tij. Ai i ka mohuar akuzat dhe avokatët mbrojtës pritet ta apelojnë vendimin e gjykatës. Ivo Sanader dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2009.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
21.11.2012 15:48
Ne lidhje me kete lajm qe Ivo Sanader, ish kryeministri i Kroacise, denohet nga gjykata per korrupsion me dhjete burg dhe ne rubriken e komenteve paska vetem dy komente eshte e cuditeshme. Pasi ne Shqiperi korrupsioni eshte qe nga maja e shtetit dhe qeverise. Kjo tregon qe edhe ju te medias VOA-se ose shqip "Zeri i Amerikes" keni censure ndaj komenteve qe nuk ju interesojne. E turpeshme. Mos e publikoni edhe kete shenim se s'na behet vone se komunizmin dhe komunistat i keni ndihmuar gjithe jeten deri kur ka qene gjalle diktatori komunist Enver Hoxha dhe tani me diktatorin kriptokumunist Sali Berisha.


nga: Bislimi nga: Shqiperi
21.11.2012 09:11
Sikur te ndodhte njehere te vetme ne Shqiperi nje fenomen i tille qytetaret e ketij vendi do mund te mbillnin shpresen se drejtesia eshte diku dhe mund te veproj... Ne shqiperi plasen ne burg zyrtare qe zihen ne flagrance (ne kurthe te ngrehura me kujdes nga struktura te korruptuara te luftes kunder krimit ekonomik) me 100 apo 200 euro ryshfet sa per statistika.... por duke pas vetem 100 vite shtet dhe keto me shume se gjysma nen diktature ku korrupsioni dhe krimi duartrokiteshin eshte shpejt te kemi raste si ai i Kroacise... shpresojme pa jetojme.


nga: Anonim
20.11.2012 20:54
KROACIA E KALOI KLASEN DHE I DHA NJE MESIM TE GJITHE KRYEMINISTRAVE TE BALLKANIT SE KORUPSIONI LUFTOHET NGA KOKA .IVO SANADAR KA LENE TE GJITHE KRYEMINISTRAT NE NJE KORUPSION GALOPANT JANE BERE ME PASURI MARAMENDESE SI BIN LADENI..EDHE NE VEPRIM JANE SI MOSTRA BIN LADENI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive