E dielë, 14 shkurt, 2016

    Lajme / Ballkani

    Ish ambasadori William E.Ryerson uron shqiptarët për 100 vjetorin e Pavarësisë

    x
    Arben Xhixho
    Mes përshëndetjeve e festimeve këto ditë, një vend i rëndësishëm mirënjohejeje i është kushtuar Presidentit amerikan Woodraw Wilson, që shqiptarët e konsiderojnë si mbrojtësin e egzistencës së shtetit të tyre. Kjo mirënjohje është thelluar më tej sot me mbështetjen e Shteteve e Bashkuara për shpëtimin e Kosovës nga spastrimi etnik i regjimit të Millosheviçit dhe më pas duke u bërë mbështetësi kryesor i pavarësisë së saj. Shtetet e Bashkuara ishin po ashtu instrumentale në mbështetjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ndërsa Shqipëria feston më 28 Nëntor 100 vjetorin e pavarësisë, vetëm një javë më pas, më 4 dhjetor, mbushen 90 vjet nga vendosja e marrëdhënieve të para diplomatike me Amerikën në vitin 1922.

    Ju ftojmë të ndiqni intervistën që kolegu Arben Xhixho zhvilloi me ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, William Ryerson. Ambasadori Ryerson shërbeu nga dhjetori i vitit 1991 deri në tetor të vitit 1994.



    Zëri i Amerikës:  Ambasador Ryerson, ju faleminderit që erdhët. Ju ishit ambasadori i parë amerikan që shërbeu në Shqipëri pas ndërprerjes së gjatë të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Shqipëria kremton këtë vit 100-vjetorin e pavarësisë. Çfarë mendoni për Shqipërinë në këtë përvjetor?
     
    William Ryerson: Kam shumë mendime, por do ta filloj kështu: më në fund u realizua. Një gjë që do të veçoja është se Shqipëria tani ka vendin e saj atje ku duhet të ishte, në NATO. Lexoj për përparime ekonomike që janë bërë por edhe që nuk janë bërë, çka është për të ardhur keq. Por unë do të shkoj në Shqipëri për 100-vjetorin dhe shpresoj të shikoj me sytë e mi se si po shkojnë gjërat.
     
    Zëri i Amerikës:  Pak ditë pas 100-vjetorit të pavarësisë, më 4 dhjetor është 90-vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1922. Në vitet pas komunizmit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë vazhdimisht një mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë, aq sa disa vëzhgues thonë se Shqipëria nuk do të kishte hyrë në NATO po të mos kishte përkrahjen amerikane dhe as Kosova nuk do ta kishte pavarësinë po të mos ishte Amerika. Ku e kanë burimin këto marrëdhënie të veçanta mes Shqipërisë së vogël dhe Amerikës.
     
    William Ryerson: Është një njeri i quajtur Woodrow Wilson. Siç e dini, ai ka meritën që Shqipëria vazhdoi të ishte në hartën e Evropës në Konferencën e Paqes në Paris. Ndikimi i kësaj u shtri në Jugosllavi, që vërtet është vendi i sllavëve të jugut, por siç e dimë shumë mirë, shqiptarët e Kosovës nuk janë sllavë. Kjo na shtyn përsëri të kujtojmë atë që bëri Wilsoni, te këmbëngulja e tij që Shqipëria të vazhdonte të ishte në hartë dhe të vazhdonte të ekzistonte.
     
    Zëri i Amerikës:  Para pak ditësh, Sekretarja amerikane e Shtetit Clinton ishte në Shqipëri dhe gjatë vizitës u bëri thirrje udhëheqësve të atjeshëm politikë lidhur me dy gjëra: që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë të lira e të drejta dhe që të luftojnë korrupsionin. Ajo tha se korrupsioni është një kërcënim real për pavarësinë e Shqipërisë. Mendoni se Shqipëria mund t’i kapërcejë këto dy probleme që vazhdojnë të përsëriten?
     
    William Ryerson: Shpresoj se po. Por varet nga vetë shqiptarët për ta bërë këtë. Këtë nuk do ta bëjë për ta Sekretarja Clinton dhe as ndonjë njeri tjetër. Por kjo duhet filluar nga dikush. Duhet që ai dikushi të thotë i pari: Jo, nuk do ta paguaj rryshfetin. Kjo mund ta dëmtojë atë njeri, por nëse shumë njerëz veprojnë kështu njëherësh, atëhere korrupsioni do të mund të luftohet. Kjo do të varet nga vetë shqiptarët. Sekretarja Clinton ka të drejtë; korrupsioni është një rrezik për pavarësinë e Shqipërisë.
     
    Zëri i Amerikës:  Pas kësaj që thatë kam një pyetje tjetër. Shqiptarët kërkojnë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian, aq sa ndonjëherë të krijohet përshtypja se udhëheqësit e atjeshëm politikë kanë krijuar një kulturë varësie tek të huajt për t’ua zgjidhur ata problemet. A e keni vënë re ju një problem të tillë?
     
    William Ryerson: Gjithnjë ekziston një prirje e tillë në rastet e marrëdhënieve mes një vendi shumë të vogël dhe e partnerëve shumë të fuqishëm. Këtu kemi të bëjmë me një farë shmangie nga përgjegjësia nga ana e shqiptarëve, të cilët duhet ta marrin vetë këtë përgjegjësi. Mendoj se Sekretarja Clinton ka të drejtë në komentet e saj. Shpresoj dhe mendoj se shqiptarët mund ta marrin këtë përgjegjësi.
     
    Zëri i Amerikës:  Mendoni se 20 vjet kanë qenë mjaft në historinë plot ulje-ngritje të Shqipërisë, dhe se Shqipëria ka bërë sa duhet përsa i përket demokracisë?
     
    William Ryerson: Ajo ka bërë shumë por do të shpresoja të kishte bërë më shumë. Për shembull greva e fundit e urisë nxori në pah një ndër problemet që ekziston përsa i përket përballjes me të kaluarën. Shumë njerëz në Shqipëri nuk duan të përballen me të kaluarën duke shtruar pyetje të tilla si: a duhet apo jo të hapim arkivat. Këto janë çështje që mund të zgjidhen vetëm nga shqiptarët.
     
    Zëri i Amerikës:  Ju do të shkoni në Shqipëri për festimet. Çfarë mesazhi do të dëshironit t’u përcillni shqiptarëve me këtë rast?
    William Ryerson: Kënaquni. Është një rast shumë i lumtur. Është një rast për të reflektuar mbi historinë. Në rast se nuk doni që historia të përsëritet, mos e lini të përsëritet. Mendoni se si Shqipëria të jetë më mirë.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: emigrant nga: Austri
    03.12.2012 10:46
    Nga pershendetjet e ambasadoreve amerikane, me beri pershtypje ne menyre te vecante z.Ryerson.Pak fjale, pak retorike,pak "dipllomaci"e me shume realizem e humanizem. Vecanerisht vleresoj faktin se eshte i vetmi ambasador qe pas 18 vjetesh, ishte i vetmi qe foli shqip dhe ne menyre spontane me lotet e ti, e jo fjale te pergjitheshme e tregoi dashurine dhe dhimbjen per popullin shqiptar te dale nga sketera komuniste.


    nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
    22.11.2012 09:43
    Nuk mjaftojne fjalet per te falenderuar Sh.B.A,djemt e saj,nisur nga Wilson,pastaj Klinton,Bush e me radhe,qe gezojme kete 100 vjetor ne Shqiperi,por edhe me shtetin e ri te Kosoves(shqiponja me dy krena)por ende troje shqiptare mbeten jasht trungut ame.!
    Jemi mirenjohes perjete Sh.B.A-se e te mos harrojme kurre brez pas brezi per kete mik te sinqerte.!


    nga: Gazeta Telegraf nga: Tirane - Shqiperi
    22.11.2012 01:12
    Urimet me te mira per mikun e shqiptareve dhe ne vecanti te gazetes Telegraf , ambasadorin e nderuar z. Uiliam Rajerson...


    nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
    20.11.2012 22:10
    Mikut të madh i urojmë shëndet dhe mirë se të vijë në këtë festë jubile. Kontributi i këtij diplomati në pastrimin nga komunizmi ka qenë dhe është i pamohueshëm. Të tillë miq na nderojnë kur janë të pranishëm në ceremoni të tilla. Kjo dasme për shqiptaret është e paimagjinueshme sepse kemi rrezuar komunizmin duhet të punojmë ta fshijmë si rrymë dhe të ecë përpara demokracia. Jemi përfshirë në strukturën e NATO –s, duke garantuar sigurinë kombëtare njëkohësisht dhe për kombe të tjera. Kemi realizuar lëvizjen e lirë. Deri tani kemi dhënë prova se nuk e kemi thyer regjimin e vizave. Besoj se evenimenti më i madh është Kosova e lirë dhe kjo në sajë të kontributit të veçantë të z. Klinton e aleateve të tjerë Toni Bler etj.
    Kërkojmë të futemi në familjen Evropiane. Kemi pengesa sepse ekzistojnë strukturat e ish komunizmit të strehuara në parti të ndryshme kryesisht në Partine Socialiste. Kjo parti ka qenë kundër imperializmit amerikan etj.
    Mesazhi i z. Rajerson ishte prej dashamirësi, prej miku të vërtetë që duhet dhe ne shqiptaret të kontribuojmë për rregullimin e vendit.
    Politika jone i ka mundësitë për kompromise sepse e ka treguar veten.


    nga: Anonim
    20.11.2012 20:49
    Ambasadori Rajson dha nje kontribut per demokracine shqipetare ne shkeputjen nga sistemi komunist ne demokraci me te drejta dhe liri..Amerika eshte aleatja strategjike e kombit shqipetar dhe faliminderit ish Presidentit USA Woodraw Wilson qe mbrojti kombin shqipetar dhe kete shqiperi qe kemi sot ,merite kane diaspora shqipetare dhe shoqeria panshqipetare Vatra te drejtuar nga Fan Noli dhe Faik Konice qe kishin ideale perdimore,Amerika cliroi kosoven nga bisha eger e Miloshevicit..futi Shqiperine ne Nato..Amerikes do ti jemi borxhi per jete te jeteve besnike dhe partner serioz..

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    14.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Dënimi i krimeve të komunizmit në Kosovë

    Kosova ka pasur disa propozime, për rezoluta dhe për ligjin e lustracionit, por asnjë nuk ka kaluar.
    Më tepër

    Mal i Zi përgatitet për pritjen e refugjatëve nga Siria

    Përgatitje operative për pritjen e mundshme të refugjatëve nga Siria në rast të mbylljes së kufijve nga ana e shteteve të BE-së
    Më tepër

    Studentët shurdhë-memecë të Universitetit Gallaudet

    Shumë studentë të huaj shurdhë-memecë studiojnë në universitetin e vetëm të këtij lloji në botë, univeristetin Gallaudet
    Më tepër

    Dy filma të rinj për Holokaustin

    "Son of Saul" dhe "Labyrinth of Lies" janë kandidatë për Oskar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj
    Më tepër

    Kandidatët republikanë debatojnë në Karolinën e Jugut

    Pas vdekjes së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Antonin Scalia, çështja e përzgjedhjes së pasuesit të tij, u bë temë e debatit
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Thousands of faithful are coming to the Basilica of Our Lady of Guadalupe where Pope Francis will celebrate Mass on Feb. 13, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Security was tight days ahead of the papal visit, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Images of Pope Francis are plastered all over Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • A statue of Pope John Paul is seen near the Basilica of Our Lady of Guadalupe, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Women drop off flowers at the Basilica of Our Lady of Guadalupe ahead of the papal visit, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Pilgrims of all ages make their way to the Basilica of Our Lady of Guadalupe to see Pope Francis, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.