E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Tregu i shtëpive shënon përmirësime në SHBA

x
Madhësia e gërmave - +
Në Shtetet e Bashkuara ndërtimi i shtëpive të reja u rrit në nivelin më të lartë në më tepër se 4 vjet. Tregu amerikan i shtëpive ka qenë ndoshta hallka më e dobët  e krizës ekonomike në Shtetet e Bashkuara që nga depresioni i madh i viteve 1930.

Miliona pronarë i humbën shtëpitë e tyre, të cilat u bënë pronë e bankave, shpesh pasi ata patën humbur punën dhe nuk ishin në gjendje të shlyenin pagesat mujore për shtëpitë e tyre.

Por qeveria amerikane tha sot se ndërtimi i shtëpive të reja u rrit me 3,6 për qind muajin e kaluar, krahasuar me shtatorin. Analistët thanë se ky është një tregues se një numër më i madh blerësish janë duke u përpjekur për të blerë shtëpi të reja. Niveli i shitjeve për muajin tetor është më i larti që nga korriku i vitit 2008, periudha më e keqe e recesionit në SHBA.

Ndërtimi i shtëpive luan rol të rëndësishëm në ekonominë amerikane, më e madhja në botë, sepse blerësit shpesh shpenzojnë edhe më tepër para për mobiljet, pajsijet e tjera shtëpiake dhe për kopështin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive