E mërkurë, 17 shtator, 2014

Lajme / Evropë

BE-ja dështon t'i japë Greqisë ndihma

x
Zyrtarët e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje sot për t’i dhënë Greqisë më shumë ndihma, duke zgjatur pasigurinë mbi të ardhmen e vendit të zhytur në borxhe dhe të eurozonës me 17 vende anëtare.
 
Ministrat e eurozonës ndërprenë takimin e tyre në Bruksel në orët e para të mëngjesit dhe vendosën ta rifillojnë atë të hënën e ardhshme.
 
Wolfgang Schaeuble, ministri gjerman i Financave tha se dështimi për të arritur një marrëveshje lë shumë detyra përpara drejtuesve të qeverisë.
 
Pas bisedimeve që zgjatën për gati 12 orë, Jean-Claude Juncker, tha se marrëveshja ishte pranë.
 
Është ky takimi i dytë rradhazi gjatë së cilit minitrat dështojnë të arrijnë një marrëveshje, duke theksuar hendekun e gjerë të pikëpamjeve mbi mënyrën për ta zgjidhur problemin e borxhit grek.
 
Christine Lagarde, drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që jep hua ndihme për Greqinë së bashku me vendet e eurozonës, tha se është bërë përparim por mbetet më shumë punë.   
 
Ka patur mosmarrëveshje mes ministrave dhe FMN-së për mënyrën e menaxhimit të borxhit grek.
 
Ministrat e eurozonës janë në favor të dhënies së dy vjetëve të tjera kohë Greqisë deri në vitin 2022 për të ulur borxhin e saj në 120 përqind të prodhimit të brendshëm bruto nga 176 përqind që parashikohet këtë vit.
 
FMN-ja e ka kundërshtuar një zgjatje të tillë.
 
Ministrat e financave të eurozonës do të përpiqen përsëri të hënën të arrijnë një marrëveshje mbi mënyrën si do të ndihmohet Greqia, por nuk do të jenë në gjendje të japing një miratim përfundimtar.
Parliamentet e disa vendeve duhet më parë ta votojnë këtë masë dhe më pas ministrat e tyre do të takohen përsëri për këtë çështje.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: jakov nga: Israel
26.11.2012 08:00
Europa ,duke dashur te krijoje nje europe te bashkuar dhe keshtu mundej te perballej me mire ekonomise amerikane , deshtoi plotesisht edhe pse kerkon te shkoje viktimat brenda saje .Ishte nje iluzion i bukur ,kjo ide duke menduar sene nje familje te vetme nuk mund te behet askush drejtues qe me shkopin e dirigjentit vendos cdo gje ,e jo pastaj te bashkosh gjithe Europen ne nje tryeze ku te gjithe bien dakord me nje te rene te kambanes .Nukmund te kishte sukse nje ide e tille e cmendur sepse midis atyreshteteve ka nivele teper te ndryshme ekonomike ,mentalitete poaqtendryshme ne te gjitha fushat .Por verej me kenaqesi dicka qe ndokujt mund t'iduket paradoks :ato shtete antisemite se Greqia dhe Spanja ,me gjendjen e tyre te mjeruar ekonomike dhe pa rrugedalje ku njeresnuk imbetet gje tjeter vec te shesi ishujt e saje ku dikurkendonin sirenat e bukura greke dhe tjetra kerkon ndarje te shtetit ne dy parlamente , paguajne sot ate qe bene vite me pare kunder fisit tone .Po ta shikoni mire historine pa paragjykime , kjo koincidence , sot eshte me se besueshme .Atoshtete jovetem kane vene ne veshtiresi vendetperkatese dhe zor se e marrin vehten edhe me antibiotiket me te fundit qe Europa perdor here pas here atje , por atovene para pergjegjesise edhe ata qe qe e ideuan kete projekt iluminant dhe qe ne fakt sot ka rene ne humnere .Infeksioni ne fjale poperhapet edhe ne Portugali , Island , Qipro pa permendur ketu Italine ku duket te citoje dicka nga Dantja i madh qe me keqardhje duket se sot eshte me aktuale se kurre :Orzeze Itale ,mbyt ne lot e vaje ,Anije pa timon neper stuhi , sje me zonje provincash ,por nje KupleraiMe vjen keq per ta seriozisht, por ky eshte nje realitet qe s'mund ta kundeshtoje askush Anija europiane ka vetem nje fund ---fundin e detit --ku do te behet nje hotel madheshtor per gjithe peshqit e Mesdheut .


nga: Anonim
21.11.2012 19:12
Eurozona eshte ne krize financiare ku infektoi te gjithe eurozonen Greqia,Tani Franca eshte ne nje krize me nje borxh qe shkon deri ne 90%,po zhytet dhe Gjermania..po te shtyhet borxhi Greqise edhe per dy vjet borxh grek shkon ne stratosfere dhe shkon ne kalendrat greke.monedha euro dhe eurozona jane prag te falimentimit ky model shton burokratet me shpenzime maramendese.duhet modeli i qeverisjes te USA..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
16.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Lista Serbe, jo pjesë e koalicionit

Ky vendim u bë publik pas vizitës në Beograd të pjesëtarëve të Listës serbe e cila përfaqësohet me nëntë deputetë në Parlamentin e Kosovës
Më tepër

Në prag të referendumit skocez

Pasione dhe frikë në Britani
Më tepër

Pronat e Yanukovych-it

Territori i pallatit vazhdon të jetë i pushtuar nga protestuesit, të cilët e kanë hapur për turistët, por ata nuk pranojnë t'ia kalojnë shtetit
Më tepër

Operacion i gjerë arrestimesh në Kosovë

Policia tha se janë arrestuar 15 persona, përfshirë edhe imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës
Më tepër

Marrëveshje për rindërtimin e Gazës

Marrëveshja e arritur me Izraelin i jep Autoritetit Palestinez rolin udhëheqës në rindërtimin e Gazës ndërsa vëzhguesit e OKB-së do të sigurojnë që materialet e ndërtimit të mos përdoren për qëllime të tjera.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An aerial view of lava flowing out of the Bardarbunga volcano in southeast Iceland. The Bardarbunga volcano system has been rocked by hundreds of tremors daily since mid-August, prompting fears the volcano could explode.
  • Members of the anti-war activist group CodePink interrupt a Senate Armed Services Committee hearing with Defense Secretary Chuck Hagel, left, and Army Gen. Martin Dempsey, chairman of the Joint Chiefs of Staff, on Capitol Hill in Washington, USA.
  • A Syrian refugee child eats inside his family's tent at an informal settlement in Deir al-Ahmar, Bekaa valley, Lebanon.
  • A woman from the Burji ethnic tribe fetches water from a well near Marsabit in northern Kenya.
  • Children are seen on the hills on the outskirts of Kathmandu, Nepal.
  • Shi'ite fighters, who have joined the Iraqi army to fight against militants of the Islamic State), take part in field training in the desert in the province of Najaf.
  • Horns are seen in Shimon Keinan's shofar manufacturing workshop in Givaat Yoav in the Israeli occupied Golan Heights.
  • Members of the military police march during a parade commemorating Independence Day in Tegucigalpa, Honduras, Sept. 15, 2014.
  • Sri Lankan dancers perform a traditional dance during a welcome ceremony following the arrival of Chinese President Xi Jinping at the Bandaranaike International Airport in Katunayake.
  • A jet aerial tanker drops its load of fire retardant on a fire near Pollack Pines, California, Sept. 15, 2014. The fire has consumed more than 3,000 acres and forced the evacuation of dozens of homes.
  • A child looks for metal scraps among cables on a barge in Manila, Philippines.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.