E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve

x
Madhësia e gërmave - +
Amerikanët po shënojnë sot Ditën e Falenderimeve.
 
Festa është e rrënjosur në jetën amerikane si një ditë për grumbullime familjare, të shoqëruara nga gatime tradicionale dhe sigurisht gjelin e detit. Më shumë se 43 milionë njerëz pritet të udhëtojë 80 kilometra ose më shumë për të marrë pjesë në festimet familjare që sot deri të dielën.
 
Dita e Falenderimeve shoqërohet edhe me tradita të tjera në Shtetet e Bashkuara ku përfshihen shërbesa fetare si dhe lojra profesionale të futbollit amerikan. Gjithashtu, dyqani i shitjeve me pakicë Macy 's, mban një paradë në qytetin e Nju Jorkut, me balona të mëdha dhe marshime të bandave muzikore.
 
Mendohet se festa e ka zanafillën në vitin 1621, me kolonët e hershme të Amerikës së Veriut që festuan të korrat e mbara pas një dimri të ashpër.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
22.11.2012 16:11
Kjo feste tradicionale ne Amerike eshte shume domethenese qe behet pas te korave te mbare me gatime dhe me gjelin e detit dhe ka zanafillen ne vitin 1621 kur erdhen kolonet ne Ameriken e Veriut,,,indentike eshte edhe ne Shqiperi pas te korave te mbara ne lemenjte e grurit te shire hashe gatime si byrek.lakror dhe pule e pjekur ose e gatuar mbasandaj mbasdite ne shtepi ku grumbulloheshin te gjithe pjesetaret e familjes dhe miq kjo dite ishte evenimenti kulmor sepse fillonte buka e re..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive