E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / SHBA

Shkëputja nga Unioni, ide pa përkrahje

x
Madhësia e gërmave - +
Amerikanët në disa shtete kanë paraqitur peticione në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë ku bëjnë thirrje për shtetet e tyre të shkëputet nga Unioni. Peticioni online me më shumë nënshkrime vjen nga Teksasi dhe është postuar tre ditë pasi Presidenti Obama u ri-zgjodh. Por  gjithësesi, shumica e teksanëve nuk e marrin seriozisht idenë e shkëputjes.
 
Ushqimi teksan është në menu, dhe shkëputja nga Unioni është tema në këtë restorant pranë Houstonit.
 
Lëvizja Nacionaliste e Texasit po e nxit idenë, edhe pse peticioni për shkëputje nuk është nisma e këtij grupi. Drejtori i lëvizjes, Cary Wise thotë se njerëzit këtu janë të shqetësuar rreth borxhit të qeverisë federale.
 
"Kur qeveria federale nuk mund t'a paguajë borxhin, atëherë barra u bie  shteteve, jo vetëm Texasit, por të gjithë shteteve."
 
Njerëzit ankohen në lidhje me shpenzimet e shumta të qeverisë federale. Disa thonë se peticioni për shkëputje nga Shtetet e Bashkuara është i drejtë, të tjerë thonë se kjo ide është qesharake.
 
Peticioni për shkëputjen e Teksasit është mes peticioneve nga shtetet e tjera që u shfaqën në websajtin e Shtëpisë së Bardhë pasi Presidenti Obama u ri-zgjodh në detyre.
 
Mbështetja më e madhe duket se vjen nga shtetet që votuan për rivalin e tij republikan, Mitt Romney, dhe, që si Teksasi, dikur u shkëputën nga Unioni - duke shkaktuar Luftën Civile Amerikane.
 
Rizgjedhja e zotit Obama nuk është përmendur si arsye për shkëputje.
 
Por peticioni i Texasit pretendon, ndër të tjera, se qeveria federale e ka tejkaluar pushtetin e saj. Peticioni është nënshkruar nga më shumë se 115 mijë banorë nga Teksasi.
 
Profesor Mark Jones, i shkencave politike në Universitetin Rice në Houston, dyshon se Teksasi do të shkëputet ndonjëherë.
 
"Ky është thjesht një teatër politik, se sa realiteti. Kjo nuk është një lëvizje e vërtetë separatiste. Ju nuk keni asnjë aktor serioz politik prapa kësaj lëvizjeje."
 
Prof. Jones thotë se nënshkrimet në peticion përfaqësojnë një pjesë të vogël të Teksasit me 25 milionë banorë.
 
"Ky peticion filloi si një shaka nga një gjimnazist në zonën Dallas-Fort Worth, madje shumë prej njerëzve që kanë nënshkruar nuk janë as nga Teksasi."
 
Kjo për shkak se gjithkush mund të regjistrohet në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë dhe të nënshkruajë peticionin.
 
Në banketin e nacionalistëve morrën pjesë rreth 20 njerëz, por si Gina, ata erdhën kryesisht për të dëgjuar.
 
"Unë vërtetë nuk e di se shkëputja është me të vërtetë një mundësi, por nëse do të ishte e mundshme, ajo mund të bëhet këtu".
 
Dhe ndërsa jo të gjithë janë dakord, profesor Jones thotë se nënshkrimi i peticionit është një mënyrë e lehtë për shprehur zhgënjimin me Uashingtonin zyrtar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
24.11.2012 09:48
Ida e nje grupi nacinalistesh te Texasit per tu shkeputur shteti nga Unioni eshte apsurde dhe cmendur gjoja me borxhin e larte qe ka Qeveria Federale si dhe shpenzimet qe ben..Sot bota globale eshte ne nje krize ekonomike dhe financiare sic eshte Evropa,Rusia dhe nngadesim te ritjes ekonomike Kina India dhe vendet arabe sepse eshte ngadesuar ritja ekonomike ne mbare boten dhe te mirat mirat materiale po shtohen ne progresin arithmetik ndersa popullsia po shtohet ne progresion gjeometrik ku popullsia ariti ne 7 miliard banore dhe brenda 3 apo 4 vjetesh shtohet dhe me 2 miliard banore,ku planeti toke mund te mbaje normalisht me te mira materiale rreth 4 miliard banore edhe rezervat e naftes ne vendet arabe me shfrytezimim pa kriter mund te shtyjne edhe per 10 vjet po ashtu eshte dhe Rusia me shfrytezimin pa kriter,kjo kerkon nje analize sociale.ekonomike.politike dhe finaciare..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive