E martë, 21 maj, 2013

Lajme

Basketbolli shëron plagët e qytetit kurd

x
Madhësia e gërmave - +
Qyteti më i madh kurd në Turqi, Dijarbakir, është në qendër të një konflikti të gjatë dhjetëra vjeçar mes shtetit dhe rebelëve kurdë të cilët po luftojnë për autonomi. Në qytet shpesh ka përleshje mes të rinjve dhe forcave të sigurisë. Por Gokhan Yildrim është i përkushtuar për të sjellë shpresë dhe për të krijuar një hapësirë pa dhunë për të rinjtë e qytetit nëpërmjet basketbollit.
 
Ekipi i basketbollit Baglar i qytetit Dijarbakir, po fiton përsëri. Ekipi ka krijuar një reputacion të mrekullueshëm kundër ekipeve të mirë-financuara në Turqinë perëndimore. Arkitekti i ekipit është trajneri Gokhan Yildirim.

Karriera 20-vjeçare e basketbollit për zotin Jildirim nisi në një oborr shkolle, kur ai ishte një student 19-vjeçar.
 
“Fëmijët nuk dinin asgjë për basketbollin. Ata madje nuk e dinin se si dukej një top basketbolli. Kur u kërkuam të sillnin një top basketbolli, na sillnin top volejbolli. Na duhej t’ua kujtonim gjithmonë me fjalët: ‘na sillni topin që ka formën e portokallit’”.

Lagjia Baglar në Diyarbakir, ku ndodhet klubi i ekipit të basketbollit, është krijuar nga një konflikt midis forcave turke të sigurisë dhe rebelëve kurdë, të PKK. Shumë prej familjeve që jetojnë atje u detyruan të largoheshin nga fshatrat e tyre për shkak të luftimeve.

Baglar të kujton përleshjet mes forcave të sigurisë dhe luftëtarëve kurdë ku shpesh përfshiheshin të rinjtë dhe fëmijët.

Por Gokhan Yildirim po punon shumë për të krijuar një reputacion të ri për lagjen Baglar. Ekipi i tij i basketbollit tani po stërvitet në  palestrën e qytetit falë angazhimit të komunës lokale, e cila ka ndarë fonde nga burimet e saj të pakta për ta mbështetur atë. Yildirim thotë se basketbolli mund të ofrojë një alternativë ndaj konfrontimit.

“Situata këtu i detyron fëmijët të bëhen luftëtarë. Ata mendojnë se problemet e tyre mund t’i zgjidhin përmes luftimeve. Unë po përpiqem t’i kundërvihem kësaj bindjeje, duke u treguar atyre dashurinë, duke u thënë se ky ekip është shtëpia e tyre, ku ne i mbrojmë, dhe se secili prej tyre është i rëndësishëm”.

Yildirim është trajner i gjashtë ekipeve dhe kolegu i tij punon me pesë ekipe të vajzave që janë po aq të suksesshëm. Suksesi nuk arrihet lehtë. Yildirim i kushton rreth gjashtë orë në ditë stërvitjes, pasi përfundon punën si mësues. Kapiteni Ali Alacha thotë se të gjithë e vlerësojnë për përkushtimin.

“Përpjekjet e tij këtu në Baglar, Dijarbakir - madje edhe në përgjithësi në juglindje janë të mëdha; ai shërben si frymëzim për fëmijët, punon për shkollimin e tyre dhe u tregon se jeta nuk është vetëm për paratë, sportin apo arsimin, por për të gjitha së bashku”.

Për disa lojtarë, Baglar ka qenë një hap përpara drejt klubeve profesionale, ndërsa një tjetër lojtar i ekipit fitoi një bursë studimi në një shkollë amerikane. Për trajnerin Yildirim, fitoret janë të rëndësishme.

“Kur humbasim, nuk ngrihem dot nga shtrati. Nuk më pëlqen të humbas. Është një gjë e tmerrshme. Nganjëherë zemërohem aq shumë sa që më duket sikur më është ndalur zemra”.

Por dhoma e trofeve e ekipit Baglar është një dëshmi për suksesin e tij, që Gokhan Yildirim shpreson se do ta ndihmojë të krijojë një reputacion të ri për rininë e Baglarit në vend të dhunës.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

OSBE diskuton në Tiranë për diskriminimin

Kryeministri Berisha tha se shoqëria shqiptare ka një tolerancë të shkëlqyer fetare, etnike, por dhuna ndaj grave dhe homofobia janë të larta.
Më tepër

Zbulime të rëndësishme për malarjen

Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz
Më tepër

Sekretari i Shtetit Kerry në Lindjen e Mesme

Bisedimet e Sekretarit Kerry synojnë të nxisin mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje mbi Sirinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive