E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Evropë

BE, pak përparim për buxhetin

x
Madhësia e gërmave - +
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shënuan pak përparim sot në ditën e dytë të bisedimeve në Bruksel lidhur me propozimin për buxhetin e ri përballë krizës ekonomike me të cilën përballet blloku prej 27-vendesh. Në takimin e sotëm, tensionet vazhduan të ishin të larta mes vendeve anëtare të pasura dhe shteteve që kërkojnë ndihma më të mëdha për buxhetet e tyre.

Kryeministri britanik David Cameron, i cili mbështet ngrirjen e niveleve të shpenzimeve, tha se në takimin e nivelit të lartë nuk u bë përparim përsa i përket shkurtimit të shpenzimeve. Ai tha se diplomatët duhet të pakësojnë shpenzimet që nuk përballohen dot.

"Nuk mendoj se ka pasur përparim të mjaftueshëm deri tani. Nuk është koha për ndryshime të vogla dhe për të transferuar para nga njëra pjesë e buxhetit në tjetrën.. Ne kemi nevojë të shkurtojmë shpenzime që nuk i përballojmë dot."

Buxheti i tanishëm 2007-2013 është 1,28 trilion dollarë dhe buxheti i ri do të duhet të mbulojë shpenzimet deri në vitin 2020.
 
Buxheti shtatë vjeçar financion programe për të nxitur bujqësinë dhe zhvillimin në vendet më pak të zhvilluara dhe zë rreth 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të BE-së.

Zoti Cameron, i cili ndodhet nën presion të vazhdueshëm nga skeptikët brenda partisë së tij konservatore, është përkrahësi kryesor i propozimeve për kufizimin e shpenzimeve në Bashkimin Evropian. Atij i është bashkuar Hollanda, Suedia dhe, në një masë më të vogël, Gjermania.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, është për më shumë shpenzime, duke argumentuar se nismat ndërkufitare do të ndihmojnë rritjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive