E martë, 18 qershor, 2013

Lajme / Mjedisi

Kinë: Vëmendje për makinat me energji alternative

x
Madhësia e gërmave - +
Qytetet e mëdha kineze kanë marrë emër si disa prej qendrave urbane me ndotjen më të lartë sot në botë. Por duket se prirja për të ardhmen është shumë më pozitive.

Këtë e vërtetoi Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve që u hap dje në Guangzhu, ku vëmendjen kryesore e kanë tërhequr makinat me burime alternative energjie. Marka amerikane Chevrolet ka prezantuar modelin e suksesshëm Volt që punon me energji elektrike dhe që ka gjeneruar shumë interes në panairin kinez. 

Ndër makinat luksoze, Porsha ka sjellë modelin e saj 911-C4, që njihet për konsum të ulët karburanti. Kjo valë e re ka përfshirë edhe prodhuesit kinezë. Kompania kineze BYD u prezantua me makina të reja që punojnë me energji elektrike. Por kjo kompani ka konkurrencë të fortë me markat japoneze që janë prej vitesh në tregun e makinave me energji alternative.

Modeli Prius i Toyotës ka shitur deri tani një vëllim prej 3.5 makinash në të gjithë botën, megjithëse në Kinë shitjet e saj mbeten të ulëta.  Panairi në Gangzhu përfshin gjithësej 950 makina, përfshirë 34 modele që prezantohen për herë të parë në treg.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

BB: Shqipërisë i nevojitet konsolidim fiskal

Prezantohet raporti për zhvillimet ekonomike në Ballkan. Rajoni pritet të rritet mesatarisht me 1.7 përqind në 2013
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive