E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Bota

Protestat antiqeveritare në Egjipt hyn në ditën e tretë

x
Madhësia e gërmave - +
Bursa egjiptiane ra afro 10 për qind sot, në ditën e parë të hapjes që kur Presidenti Mohamed Morsi i ka dhënë vetes kompetenca të reja që zgjuan protesta masive në vend.

Vëllazëria Myslimane u ka bërë thirrje përkrahësve të dalin në demonstrata mbarë-kombëtare në mbështetje të udhëheqësit islamist. Ndërkaq, policia ka përdorur sot gazin lotsjellës për të shpërndarë protestën anti-qeveritare në sheshin Tahrir të Kairos.

Protestuesit kërkojnë nga presidenti egjiptian Muahamad Morsi që të tërheqë vendimin, i cili i jep atij pushtet pothuaj absolut.

Policia egjiptiane ka përdorur sot gazin lotsjellës për të shpërndarë protestën anti-qeveritare në sheshin Tahrir të Kairos. Protestuesit kërkojnë nga presidenti egjiptian Muahamad Morsi që të tërheqë një vendim i cili i jep atij pushtet pothuaj absolut.

Protesta e tretë që nga e premtja vjenë vetëm disa orë pasi mbështetësit egjiptian i demokracisë Mohammed ElBaradei sfidoi autoritetin e presidentit të Egjiptit.

ElBaradei i bëri thirrje presidentit Mohamed Morsi të shfuqizonte vendimin që i jep atij pushtet pothuaj absolut për të shmangur mundësinë e përhapjes së trazirave në vend. Ai thotë:

“Ne kemi një faraon të ri në qytet, pasi menduam se ishim distancuar nga Faraonët në shekullin e 21-të, një faraon i ri është kthyer në pushtet. Vendi ynë, thjeshtë është në prag të shkatërrimit”.

Laureati i çmimit Nobel për Paqen u bashkua me turmat që u mblodhën të shtunën në sheshin qendror të Kairos për të protestuar kundër dekretit të Presidentit Morsi që e vë atë mbi mbikëqyrjen gjyqësore dhe mbron  mbështetësit e tij islamikë në parlament.
 
Qindra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të sheshit Tahrir, ku janë ngritur një numër çadrash pas pothuaj një javë përleshjesh mes policisë dhe protestuesve.
Kritikët po akuzojnë partinë Vëllazëria Muslimane, e cila ka fituar zgjedhjet e vitit të kaluar në Egjipt, dhe partitë e tjera islamike se po përpiqen të monopolizojnë pushtetin dhe nuk po bëjnë aq sa duhet për zbatimin e reformave, trajtimin e çështjeve ekonomike dhe problemet në fushën e sigurisë.

Edhe organi më i lartë gjyqësor i Egjiptit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, dënoi dekretin e Presidentit Morsi. Gjykatësit në Aleksandri janë hedhur në grevë, duke thënë se ata nuk do të kthehen në punë deri në tërheqjen e dekretit.

Prokurori i Përgjithshëm Abdel Maguid Mahmoud, i cili u shkarkua nga zoti Morsi, e akuzoi presidentin se po përpiqet t’i heqë kompetencat gjyqësorit:

 “Duke lënë mënjanë ligjshmërinë e deklaratës kushtetuese që presidenti e ka bërë më 21 nëntor 2012, kjo deklaratë kushtetuese synon t’i heqë fuqinë sistemin gjyqësor. Çështja duhet të merret në shqyrtim nga autoritetet e specializuara gjyqësore”.  - thotë ai

Protestat që filluan të premten pasojnë deklaratën e Presidentit Morsi sipas së cilës vendimet e tij nuk mund të apelohen nga gjykatat apo ndonjë autoritet tjetër. Gjatë shpalljes së këtij vendimi, ai përmendi nevojën për të mbrojtur arritjet e revolucionit të vitit 2011 që çoi në përmbysjen e ish-presidentit Hosni Mubarak pas tre dekadash në pushtet.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
27.11.2012 14:13
Opozita Egjyptiane e drejtuar nga lideri El Baradei te bejne demostrate per te anulluar ligjin qe Presidentit Muhamed Morsi te mos kete fuqi te plote sepse e ktheve Egjyptin ne nje fashizem islamik radikal dhe cerdhe te terorizmit boteror ku agjentet egjyptiane kane seli ne Gaza dhe kryejne akte teroriste karshi Izraelit duke hedhur raketa nga Hamasi ku jane filtruar agjentet egjyptiane dhe bejne furnizimin me armatim,ky lloj Presidenti i dale vellazeria muslimane duhet te largohet sepse po e ben lindjen e mesme cerdhe teroriste kundra izraelit,

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Video Maqedoni: Shoqata e gazetarëve reagon ndaj ligjit të medias

Gazetarët e vlerësojnë atë si diktatorial pasi sipas tyre synon të ketë kontroll të madh ndaj mjeteve të informimit të të gjitha llojeve
Më tepër

Artisti JR pushton Times Square-in e Nju Jorkut

Ai fitoi çmimin prestigjioz TED dhe e përdori shumën që të krijonte galeri gjigande portretesh nëpër qytete të ndryshme të botës
Më tepër

Video Port i ri peshkimi në Durrës

Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.
Më tepër

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive