E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Festa e Pavarësisë në Tiranë

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeqyteti i Shqipërisë është përfshirë nga një atmosferë e veçantë festive me afrimin e 28 nëntorit, 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Banorët kanë ngritur flamurin kombëtar në shumë dritare e ballkone të shtëpive të tyre. Tirana është mbuluar e gjitha nga ngjyrat kuq e zi të flamurit.
 
Simbolet kombëtare janë përhapur këto ditë më shumë se kurrë në të gjithë kryeqytetin. Institucionet shtetërore kanë vendosur flamuj gjigandë në fasadat e tyre dhe zbukurime kuqezi. Në ndërtesën kryesore të parlamentit përkrah flamurit në të gjithë fasadën është shfaqur i zmadhuar edhe dokumenti kryesor historik, akti i shpalljes së pavarësisë së bashku me firmat e 40 burrave themelues të shtetit shqiptar.
 
Bashkia e Tiranës ka vendosur zbukurimet e saj festive në çdo pemë, semafor ndiçues të qytetit, në çdo rrugë e shesh. Flamuri mbizotëron edhe në gjithë mjetet e transportit publik dhe privat. Autobusët e të gjitha linjave dhe automjetet private janë mbuluar dhe bartin me vete flamurin kombëtar në çdo drejtim trafiku.
 
Sheshi Skënderbej shkëlqen nga dritat e festës. Një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj kanë mbushur kryeqytetin. Fasada e hotel Tiranës është mbuluar e gjitha me flamur, po ashtu edhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Mijëra njerëz shëtitin dhe bëjnë foto pranë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, Skënderbej.
 
Muzeu Historik si asnjëherë më parë është mbipopulluar nga mijëra vizitorë që mbajnë rradhë të gjata për të parë nga afër armët dhe përkrenaren e Kastriotit, të ardhura nga Viena për 100 vjetorin e pavarësisë. Ndërsa në Bibliotekën Kombëtare mijëra vizitorë të tjerë vizitojnë admirojnë “Mesharin” e Gjon Buzukut, librin e parë të shkruar në gjuhën shqipe, të ardhur nga Vatikani enkas për festën.
 
Në krah të muzeut kombëtar sapo është ngritur monumenti i Hasan Prishtinës, patriotit nga Kosova dhe  bashkëpunëtorit kryesor të Ismail Qemal Vlorës, ndërsa në parkun Rinia ende është duke u ndërtuar monumenti i pavarësisë. Kryeqyteti shqiptar, si rrallë ndonjëherë, po i gëzohet 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit dhe kjo ndihet në çdo detaj, qysh nga flamujt gjigandë që mbulojnë fasadat, konferencat shkencore, koncertet dhe deri tek veshjet e fëmijëve që shëtitin bashkë me prindërit në gjithë këtë atmosferë festive plot këngë, emocione dhe kujtime të heronjve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: FATBARDH DOCI nga: New York
26.11.2012 16:09
Tungjatjeta!
Festimi me madheshti i 100 Vjtorit te ngritje falamurit te pavarsis ne Vlore,na kujton perpejkjet e te parve tane nder shekuj per Liri e Pavarsi.
Esht respekt per ata burra e gra qe luftuan me pushk e pend per te fituar te drejtat e tyre.
Kjo feste na kujton Gjergj Kastriotin Skenderbeun heroi Yne kombetar.diplomati,burri shteti,kapiteni,kordhetar,princi,mbreti,Gjeniu e strategu ushtark kur me 28 nentor 1443 ngriti flmurin me shqiponjen dy krenare ne Keshtjellen Legjendare te Krujes.
Na kujton pune ,luften e te parve per te arrite tek flamuri i Skenderbeut, falmuri i shpreses,i lirise, i drites,i lavdise e Pavdeksis i vegimeve te atje pupulli te lasht e autokton ne trojet e veta qe provoj luftra e shkarrime, shfrytzues e shtypes me shume se asnje popull tjeter.
Por jemi krenar se nuk u perkulen por luftuan ne cdo kohe ne te gjitha menyra deri sa erdhi ne 28 nentorin e dyte 1912 kur diplomati Ismail Qemali perseriti ngritje e Falmurit ne Vloren heroike.
Edhe Tirane (sot Kryeqyteti dhe bashkija) e ngriti flamurin perpara me qytete te tjera si sot 100 vjete me 26 nentor 1912) per ti treguar botes se u sigurua tersia territoriale e pavarsia.
.Ndonse nje pavarsi e cungume ku fuqit e mdha me pa drjetsin me te madhe lane jasht kufirit mbi 73 perqin e popullsis dhe 75 e siepfaqes toke e tokat me pjellore ne Kosov e Cameri
.Jo vetm ne trojet arberore por dhe ne dispore festohet me madhesht,me mbledhje jubilare,konferenca ,shkencore,simpoziume shkencore qe jane planifikuar..
Ne kujtim te kasj date edhe Akademia e Shkencave Shqiptaro -Americane me Kryetar Profdr.Skender kodra PhD,dhe Instituti Shqiptaro -American{Gjergj Kastrioti Skenderbeg me Drejtor Mr.Rrape Ruci. Organizojne dy tubime perkujtimore
! Sesion shkencor me 27 nentor(kumtesa e referate0
"2Ceremoni festive per ngritjen e flamurit ne qendren e New Yorkut(Manhattan) me 28 nentor dhe nje Dark per pjesmarrsite.



sesion shkencore me 27 nentor dhe me 28 manifestim ne qender Manhattanit per Ngritje e flamurit shqiptar dhe amerikan
Me ket rast pershendesim shqiptaret kudo ja ne ta kalojn gezuar e me plote sukses.falenderojm SHBA per ndihme e jashtzakonshme qe ka dhen per popullin shqiptar e ne vecanti per popullin shqiptar te kosoves DARDANE
Lvdi atyte qe punuan e luftuan per fitoret e arrirura
I pa harrua qofte vepra dhe kujtimi i Patriotve e deshmorve te gjitha Kohrave
Me urimet me te Mira
Fatbardh Doci S.C.
New York 26 nentor 2012

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive