E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

AI, drejtësi e vonuar për Remzi Hoxhën

x
Madhësia e gërmave - +
Organizata e drejtave të njeriut, Amnesty International shprehu keqardhje që Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë nuk vuri në vend plotësisht drejtësinë për familjen e Remzi Hoxhës, biznesmenin shqiptar nga Maqedonia, i cili u zhduk në vitin 1995.

Më 22 nëntor, Gjykata shpalli fajtorë tre ish-pjestarë të Shërbimit Sekret (SHIK) për rolin e tyre në ndalimin dhe torturimin e zotit Hoxha dhe të dy personave të tjerë, Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj.

Megjithatë, thotë Amnesty International, të tre personat e shpallur fajtorë në këtë çështje, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, vazhdojnë të jenë të lirë. Organizata ve në dukje procedurat tejet të zgjatura gjyqësore në Shqipëri, të cilat kanë bërë që të mos rivendoset drejtësia për familjen e Remzi Hoxhës.

Organizata shpreh gjithashtu keqardhjen që gjykatat britanike nuk siguruan ekstradimin në kohë të Ilir Kumbaros, i cili tani qëndron i fshehur. Amnesty International prej vitesh i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të sqarojë fatin e Remzi Hoxhës dhe të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për zhdukjen e tij.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
27.11.2012 02:21
Ne nje vend si Shqiperia ku te tre pushtetet sundohen ne menyren me vulgare,DEMOSTRATIVE e kriminale nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit te xhaketavve te kthyera te diktatures dhe bijve te saj
nuk mund te pritet drejtesi njerezore,por vetem pazare ne sherbim te mostrave te diktatures komuniste dhe pjellave te saj.Mjaft me.
DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
VEPRO TANI NE MBOJTJE TE MORALIT E DINJITETIT NJEREZOR DHE NE NDERIM TE MIJRA VIKTIMAVE TE TERRORRIT KOMUNIST NE DEKADA.
JNE MIJRA GRA DHE NENA TE VESHURA ME TE ZEZA DHE FEMIJE JETIM QE PRESIN DREJTESI,por per cudi vrases serial te tipit Sali Berisha riciklohen ne pushtetet,sa turp aq dhe krim sebashku.


nga: Anonim
26.11.2012 18:13
Drejtesia shqipetare ka deshtuar plotesisht ne venien e drejtesise ne vend per zhdukjen e Remzi Hoxha ne Vain te Lezhes nga SHIKU I Gazides nga shikasit Ilir Kumbaro,Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi,nuk vihet ne vend drejtesia sepse drejtesia drejtohet nga Sali Berisha qe ka vulen per kete akt..Remzi Hoxha furnizonte UCK me armatim ne Kosove..Sali Berisha perkrahte FARKUN e Kosoves qe kishte bazat e stervitjes ne Mamuras--Lac,,duhet te zbardhet kjo maskarade e Qeverise Berisha..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive